Marrëveshje hisorike detare mes Greqisë dhe Italisë = Heshtje cinike apo dorëzim pa kushte i interesave kombëtare?!
Gjeneral * AHMETAJ & Admiral BEJA
Një koleg nga Athina sapo na ka adresuar vëmendjen e tij patriotike mbi një: “marrëveshje historike detare”, për ndarjen e Zonës Ekskluzive Ekonomike (EEZ = Exclusive Economic Zone), të nënshkruar në 9 qershor 2020, përkatësisht midis dy Ministrave të Jashtëm, të Greqisë Nikos Dendias dhe atij të Italisë, Luigi di Mayo, çka i “jep zgjidhje një çështje 43-vjeçare” mes dy vendeve (nga viti 1977)!
Siç shihet edhe nga ilustrimi në hartë dhe në lajmin e publikuar nga gazeta Ekathimerini (bashkëlidhur = http://www.ekathimerini.com/253489/article/ekathimerini/news/greece-and-italy-sign-historic-maritime-borders-accord), marrëveshja që shtrihet edhe për Detit Jon, është një mesazh i qartë që po i dërgohet Shqipërisë për pozicionin diplomatik të Greqisë dhe vendosmërinë e saj për të ecur përpara, bazuar në të drejtën ndërkombëtare të “Montego Bay”!
Kështu, nga pala greke, ka entuziazëm por edhe shpresë, se kjo qasje e demarkacionit të nënshkruar me Italinë do të ndiqet dhe pranohet nga vendet e tjera të Mesdheut si me Shqipërinë apo me Egjyptin, pasi kryeministri Kyriakos Mitsotakis e bëri të qartë mesazhin e djeshëm pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Sidoqoftë, marrëveshja mbetet të ratifikohet nga të dy parlamentet kombëtarë, në Greqi dhe Itali dhe është mjaft e qartë se për Athinën ky proces parlamentar është një përparësi absolute.
Një detaj i rëndësishëm është nënshkrimi i një teksti në Komision, ku Greqia dhe Italia bashkërisht kërkojnë një ndryshim të ardhshëm në rregulloren e zakonshme të politikës së peshkimit, në mënyrë që, kur Greqia të vendosë të zgjerojë detin territorial nga 6 në 12 milje detare dhe ruhet aktiviteti i peshkimit të peshkatarëve italianë në zonën midis 6 dhe 12, që tani është në ujërat teritoriale, por do të lejohet peshkimi duke caktuar numrin e anijeve dhe llojin e peshkut që do të gjuhet”!!
Gjithsesi, duhet nënvizuar se marrëveshja vjen mbas disa muajsh tensioni mes Greqise, Qipros dhe Turqisë, mbasi Ankaraja firmosi marrëveshjen me Qeverinë e Tripolit në Libi, pëkundër kësaj qasje!
E lexuar profesionalisht e thënë me qartë strategjikisht dhe: “çdo shtrirje e detit territorial të Greqisë më shumë se 6 milje në veri të ishujve Fanos dhe Erikusa, është “cenim i interesave kombetare, në mos pushtim i hapësirës detare si dhe Zonës Eskluzive Ekonomike te RSH”!
Ndërsa një pikëpyetje tjetër kritike është fakti që Qeveria e Tiranës duhet t’Ju japi përgjigje shqiptarëve nëse: “ka patur takime treshe, mes Greqisë, Shqipërise dhe Italisë për hapësirën e detit Jon, pasi nga ky burim mediatik, nënkuptohet se “Greqia e ka zgjidhur me Italinë edhe në emër të RSH”?!
Në përmbledhje, pikëpyetje alarmante është: “Gallataxhiu – Kryeministër dhe institucionet shtetërore përgjegjëse përpara se të “harbohen” për “përjëtësimin e tepsisë, timonit dhe karrikeve të pushtetit”, me prapagandë dhe demostrime – folkorike të “shqiponjës dy krenare”, do të duhet të dalë nga Bunkeri i Surrelit dhe të qartësojë publikisht shqiptarët për “Heshtjen cinike të qeverisë, në mos të dorëzim pa kushte i interesave kombëtare të RSH”?!
Gjeneral ® Piro AHMETAJ,
*Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD.
Admiral ® Vladimir BEJA,
Kryetar i Grupit të Expertëve pë Marrëveshjen e Detit Shqipëri-Itali.