REICHSPOST, 1908/ÇERÇIZ TOPULLI KA PËRGATITUR ORGANIZIMIN REVOLUCIONAR NË TË GJITHË SHQIPËRINË ME QËLLIM SHPALLJEN E PAVARËSISË
Çerçiz Topulli
Nga Aurenc Bebja*, Francë.
“La Petite République” ka botuar, të hënën e 20 korrikut 1908, në faqen n°3, shkrimin e gazetës vjeneze “Reichspost” në lidhje me lëvizjet e patriotit dhe luftëtarit të njohur shqiptar Çerçiz Topullit, me qëllim shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Përgatitjet për pavarësi në Shqipëri
Burimi: gallica.bnf.fr/Bibliothèque nationale de France.
(Shkresë nga korrespondenti ynë i veçantë)
Vjenë, 19 korrik.
Reichspost (gazetë vjeneze) mori një telegram nga Shkodra ku thuhej se shefi shqiptar Topulis (Çerçiz Topulli), i cili bëri një udhëtim në Itali muajin e kaluar dhe mori subvencione financiare të konsiderueshme nga komitetet shqiptare, ka përgatitur organizimin revolucionar në të gjithë Shqipërinë.
Sapo të fillojë revolucioni në Maqedoni dhe të shpallet lufta, Shqipëria do të shpallë pavarësinë e saj. Një kuvend do të mblidhet në një qytet në bregdet për të pasur kështu mbrojtjen e anijeve luftarake të huaja nëse është e nevojshme.
* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim të shkrimit (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit : https://www.darsiani.com/la-gazette/reichspost-1908-cerciz-topulli-ka-pergatitur-organizimin-revolucionar-ne-te-gjithe-shqiperine-me-qellim-shpalljen-e-pavaresise/.