Albspirit

Media/News/Publishing

Shaban Murati: 40 vjet bisedime Greqi-Itali për marrëveshjen e detit, Shqipërisë i mjaftuan vetëm 9 muaj me një ministër e 6 me tjetrin

“40 vjet bisedime mes Greqisë dhe Italisë për marrëveshjen e detit, Shqipërisë i mjaftuan vetëm 9 muaj me një ministër e 6 me tjetrin”

Shaban Murati në një postim në rrjetin social “Facebook” kritikon diplomacinë shqiptare dhe marrëveshjet me rëndësi të veçantë për vendin tonë, që diplomatët tanë kanë bërë me Greqinë.

Duke bërë një krahasim me shtetet fqinj, Greqinë dhe Italinë, Shaban Murati, ekspert për çështjet e rajonit dhe diplomacisë, shkruan:

Ministri i jashtëm i Greqisë Nikos Dendias deklaroi në 10 qershor se u deshën mbi 40 vjet bisedime që të arrihej marrëveshja midis Greqisë dhe Italisë për zonat ekonomike ekskluzive detare, e cila u nënshkrua në 9 qershor 2020. Shqipëria, e cila i merr nga rruga ministrat e saj të jashtëm, bisedimet e saj me Greqinë për kufijtë detarë, për shelfin kontinental dhe për zonat ekonomike ekskluzive i mbylli njeri ministër i jashtëm për 9 muaj dhe tjetri ministër i jashtëm për 6 muaj”.

 

Please follow and like us: