Albspirit

Media/News/Publishing

Xhoi Jakaj: Pasiguria për bukën dhe ushqimin e familjes vret edhe më tepër se viruset!

Fotografia e Xhoi Jakaj

 

Kur u shfaq virusi në Shqipëri, shteti dhe propoganduesit shpikën slloganin “Frikë jo, kujdes po”, madje e përsërisnin pafund sa herë u jepej rasti.

Në fakt frika në palcë iu kalli datën njerëzimit, aq shumë sa vet mbyllja ishte me ndërgjegje të plotë dhe qytetaria në masë dha efekt me sjellje plot kulturë, karshi rregullave të vendosura nga Qeveria, ne bëmë detyrën si shtetas, po shteti a e bëri atë ndaj nesh?!

Ngaqë në Shqipëri me gjithçka prej vitesh abuzohet, dyshimet se numrat e të vdekurve dhe të infektuarve me Covid-19 u manipuluan nga profesionistët me bindje pro-qeveritare krijoi shthurje dhe kapriço nga masa e gjerë popullore post karantinës të tipit grumbullime, papërgjegjshmëri dhe shpërfillje ndaj rregullave thelbësore të higjenës dhe distancës që duhet zbatur në realitet, sepse kjo ka padyshim kosto…

Edhe nëse sot shifrat e servirura nuk janë ato, por gjysmat, përsëri kjo rëndon mbi popullatën e shton financat e kupolës qeverisëse, dmth ngado që të vërtitesh, përsëri dëmi bie mbi ne, o njerëz të mirë.

Këshilla ime është, meqë nuk keni asgjë në dorë të mësoni shifrat e Covid-19 të servirura nga ISHP të paktën mbroni veten tuaj e zbatoni ato rregulla që ua bëjnë jetën e shëndetin tuaj disi më të sigurtë.

Qeveria dhe profesionistët e shëndetit publik të ulin propagandën dhe panikun se stresi, frika e pasiguaria nga mungesa e bukës dhe ushqimit për familjen, vret dyfish me virusin…

Please follow and like us: