Fritz RADOVANI: VIRUSI PYET PO KET A E DINI, “SHQIPNIA A BA SI THES I KALBUN”
Fritz Radovani
PARRIZI SHQIPTAR – BUTRINTI
Mendonje këte bukuri në “një thes të kalbun..!”
Porsa të duket se i ke lidhë gryken thesit… Të shprazet per fundit…
Kur harron se shka u ba me Vermoshin, plasë sherri në Butrint…
Hee, pra… Kush paguen ma shumë?… Thesi asht i hapun, po i shpumë!..
Edhe “bisedimet” per Kosoven, po fillojnë… Po, na kujtohet Deti Jon?..
Nuk po permendet as Korça e as Gjinokastra… Kanë ra në “paqë”…
Vijnë e shtrihen vorret e grekve deri n’ Elbasan… Shumica bosh…
Gati askujt nuk i bjen nder mend Haxhi Qamili… As pasuesve të tij…
Vehet në maje të kodrave të Tiranës… Monumenti i “herojve turq”…!
Po shemben shtëpijat e Atdhetarve Shqiptarë… U janë kalbë trenat…
Në fushat e Toptanve po zbukurohen “Muzeumet” e tradhtarve…
Thonë disa se, “po i ndertojnë me paret e thasve të tyne t’ pashpuem..!”
E sa paret duhen pague me thye Shtyllat e Apolonisë, o Zot, ku je?…
Po, po, sa Djali i rij u vra n’ ata piramida, që po donë me i luejtë vendit!..
Besa, ka edhe që thonë: “Kanë derdhë gjak, me ia mërrijtë kësaj ditë!”…
E kush?! – Thaçi, Rama.., kunder “pacenushmenisë territoriale”…
Mo’o Zot ma keq!.. Thonin dikur pleqtë… Shikoheshin si matufa…
Po, e keqja nuk paska fund as nder thastë e kalbun…
Besa, nuk ka ku shkon ma keq e perfaqe të zezë, kur sundon hajduti dhe, “tradhtari”, po i thomi, se me ta u mësueme.., as nuk po mbahen mend!
Se si, mu kujtue as unë nuk e kuptoj, një thanje e një shirokses së vjeter:
“Heee.., këta i pasha n’ tel, të thamë n’ varg, si saragat..!”
Zot bane zgjanderr!
Melbourne, Qershor 2020.