Albspirit

Media/News/Publishing

JOURNAL DE SALONIQUE, 1907/MIT’HAT FRASHËRI EMOCIONOHET GJATË VIZITËS SË SHKOLLAVE PËR VAJZA TË ALEANCËS IZRAELITE

Mit'hat Frashëri

Nga Aurenc Bebja*, Francë.

 

“Journal de Salonique” ka botuar, të hënën e 4 shkurtit 1907, në ballinë, një shkrim në lidhje me vizitën e Mit’hat Frashërit në shkollat për vajza të Aleancës Izraelite, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: 

Vizitë e shkollës

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

I nderuari Mit’hat Bej, drejtor i Çështjeve Politike të vilajetit tonë, i shoqëruar nga z. Eduard Abravanel (Pronar – Farmacist i njohur), vizitoi të enjten shkollat e vajzave të Aleancës Izraelite dhe Sallën e Azilit.

 Vizitorët gjithashtu morën pjesë në drekën që Aleanca u mundëson nxënësve të varfër.

 Mit’hat Bej uroi ngrohtësisht drejtoreshat dhe mësimdhënësit e Shkollave të vajzave. Ai na siguroi se mori përshtypjen më të mirë të këtyre shkollave që po përparojnë në mënyrë të shkëlqyeshme.

 Shikimi i nxënësve të varfër që po drekonin në tryezën e shkollës e bënë atë të ndihej shumë i emocionuar”.

 

 https://www.darsiani.com/la-gazette/journal-de-salonique-1907-mit-hat-frasheri-u-emocionua-shume-gjate-vizites-se-shkollave-per-vajza-te-aleances-izraelite/. Në rast të kundërt mos e publiko këtë shkrim.

Please follow and like us: