Albspirit

Media/News/Publishing

LE FIGARO, 1924/Si shpëtoi kryeministri Ahmet Zogu nga atentati i studentit Beqir Valteri?

Ahmet Zogu

Nga Aurenc Bebja*, Francë.

 

“Le Figaro” ka botuar, të dielën e 24 shkurtit 1924, në faqen n°3, një shkrim në lidhje me atentatin ndaj Ahmet Zogut, asokohe kryeministër i Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: 

Kryeministri shqiptar viktimë e një atentati

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi: gallica.bnf.fr/Bibliothèque nationale de France.

Romë, 23 shkurt.

 

Na shkruajnë nga Tirana, më 23 shkurt, nëpërmjet Agjencisë Stefani:

Në momentin kur Kryeministri shqiptar, z. Zogu, hyri në sallën e Asamblesë Kushtetuese, një student me emrin Beqir Valteri, qëlloi tri herë me revolver mbi të, duke i shkaktuar plagë të lehta në dorë dhe në këmbë.

Nuk ka asnjë shqetësim për gjendjen e z. Zogu.

Fajtori u arrestua dhe u dorëzua para drejtësisë.

Qetësia mbretëron kudo.

 Asambleja vazhdoi punën e saj. Z. Frashëri u zgjodh President”.

 

 

https://www.darsiani.com/la-gazette/le-figaro-1924-kryeministri-shqiptar-ahmet-zogu-viktime-e-nje-atentati/

Please follow and like us: