Albspirit

Media/News/Publishing

LE RAPPEL, 1903/HISTORIA E 1750 FLAMUJVE SHQIPTARË ME SFOND TË KUQ, KU SHQIPONJA E ZEZË FLUTURON MBI GJARPRIN E GJELBËR

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi: gallica.bnf.fr/Bibliothèque nationale de France.

Nga Aurenc Bebja*, Francë.

 

“Le Rappel” ka botuar, të enjten e 25 dhjetorit 1903, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me prodhimin dhe përdorimin asokohe të 1750 flamujve shqiptarë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: 

 

Flamuri shqiptar

 

(Nga korrespondenti ynë i veçantë)

 

Athinë, 23 dhjetor.

Flamuri shqiptar, që do të valvitet në kryengritjen e ardhshme të përgjithshme në Shqipëri, është gati.

Është një rikonstitucion i flamurit të shefit të famshëm Skënderbe. Në një sfond të kuq, ai ka imazhin e një shqiponje të zezë që fluturon mbi një gjarpër të gjelbër.

Si simbol i bashkimit të të gjitha fiseve, pa asnjë dallim, është vendosur në bosht një kryq dhe një hënë.

 1,750 flamuj janë shpërndarë në mesin e korit të vullnetarëve.

 Një komitet ekzekutiv u formua prej pesë anëtarësh me misionin e drejtimit të operacioneve të kryengritësve shqiptarëve.

 

 

* Çdo gazetë online apo print, çdo portal që merr këtë shkrim duhet të citojë autorin në fillim (Nga Aurenc Bebja, Francë) dhe burimin e informacionit në fund (Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania), si dhe të vendosë linkun e burimit: https://www.darsiani.com/la-gazette/le-rappel-1903-historia-e-1750-flamujve-shqiptare-me-sfond-te-kuq-ku-shqiponja-e-zeze-fluturon-mbi-gjarprin-e-gjelber/.

Please follow and like us: