Albspirit

Media/News/Publishing

15 kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë para marsit 2021

Cilët janë 15 kushtet që Shqipëria duhet të plotësojë para marsit 2021?

Në 19 qershor, Parlamenti Europian ndryshoi rezolutën për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe përfshiu në të 15 kushte që vendi duhet t’i ketë plotësuar para mbajtjes së Konferencës së Parë Ndërqeveritare. Kjo konferencë, e cila përcakton fillimin në praktikë të negociatave Shqipëri-BE, parashikohet të mbahet në tremujorin e parë të vitit 2021. Në mënyrë të përmbledhur, 15 kushtet që vendi duhet të përmbushë:

1- Miratimi i reformës zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR.
2- Financim transparent i partive politike dhe i fushatave elektorale, duke siguruar zbatimin e vazhdueshëm të reformës në drejtësi, përfshirë funksionimin e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, duke marrë në konsideratë, ekspertizën ndërkombëtare, përfshirë opinionin e Komisionit të Venecias.
3- Finalizimi i ngritjes së strukturave të specializuara kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
4-Forcimi më tej i luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
5- Trajtimi i fenomenit të azilkërkimit të pabazë dhe riatdhesimet.
6- Rishikimi i Ligjit të Medias në linjë me rekomandimet e Komisionit të Venecias.
7- Nisja e procedimeve penale kundër gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk e kanë kaluar vetingun.
8- Nisja e procedimeve penale kundër atyre që janë akuzuar për blerjen e votës.
9- Prova të vazhdueshme në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë nisjen e procedimeve kundër zyrtarëve të lartë publikë dhe politikanëve.
10- Progres i prekshëm, në lidhje me reformën në administratën publike.
11- Zbatimi i reformës zgjedhore.
12- Vendim final për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit 2019.
13- Progres i mëtejshëm për zbatimin e ligjit për mbrojtjen e minoriteteve.
14- Miratimi i ligjit për censusin e popullatës në përputhje me rekomandimet e Këshillit të Europës.
15- Avancimi me procesin e regjistrimit të pronave.

Please follow and like us: