Albspirit

Media/News/Publishing

Konferencë ndërkombëtare online me praninë e znj. Maryam Rajavi në rreth 2,000 lokacione në mbarë botën

International Online Conference With the Presence of Mrs. Maryam Rajavi at Some 2,000 Locations Around the World

Konferencë Ndërkombëtare Online me Praninë e Znj. Maryam Rajavi në Rreth 2,000 Lokacione në Mbarë Botën

Me rastin e fillimit të vitit të 40-të të rezistencës kundër fashizmit fetar që sundon Iranin, në ditën e martirëve dhe të burgosurve politikë

Përmbysja e regjimit klerikal është e domosdoshme për themelimin e demokracisë dhe drejtësisë shoqërore në Iran

Të shtunën, më 20 qershor 2020, me rastin e fillimit të vitit të 40-të të rezistencës së popullit iranian kundër fashizmit fetar që sundon Iranin, u mbajt një konferencë online që lidhi rreth 2,000 lokacione në mbarë botën. Në konferencë morën pjesë dhe folën Znj. Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), dhe një grup parlamentarësh e personalitetesh nga parti të ndryshme dhe nga vende të ndryshme të Europës, Amerikës së Veriut dhe Lindjes së Mesme. Pjesëmarrësit theksuan mbështetjen e tyre për Rezistencën Iraniane dhe përpjekjen e popullit iranian për ndryshim regjimi dhe për themelimin e demokracisë dhe të një republike të bazuar në të drejtën universale të votës.

Duke nderuar 40 vitet e përkushtimit dhe këmbënguljes në idealet e lirisë për popullin iranian, Znj. Rajavi tha: Përmbysja e regjimit klerikal është kërkesa e fuqishme e popullit iranian dhe kryengritjet në nëntor 2019 e janar 2020 përfaqësuan angazhimin e zjarrtë të popullit për ta implementuar atë. Me protestat dhe grevat e tij, dhe me veprimtaritë e operacionet e Njësive të Rezistencës, populli iranian i afrohet çdo ditë e më shumë përmbysjes së regjimit. Realizimi i këtij objektivi është arsyeja pse të burgosurit politikë vazhdojnë të durojnë mundimet në burgjet e Iranit dhe të qëndrojnë ballëlartë përpara ithtarëve të Khamenei-t.

Ajo shtoi se komuniteti ndërkombëtar duhet ta dëgjojë këtë mesazh: E kemi thënë e përsëritur gjithmonë se ky regjim nuk duhet lejuar të posedojë as edhe një plumb të vetëm; nuk duhet të fitojë as edhe një dollar të vetëm nga nafta dhe nuk duhet të shpenzojë as edhe një dollar të vetëm nga të ardhurat që i përkasin popullit iranian. Rezistenca Iraniane ka theksuar gjithashtu për një kohë të gjatë se kërkon rikthimin e gjashtë rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër regjimit. Ne theksojmë nevojën për t’i zgjeruar sanksionet ndërkombëtare kundër çdo forme tregtie armësh me këtë regjim.

Duke nënvizuar nevojën për t’i mbajtur përgjegjës zyrtarët e diktaturës fetare për vrasjen masive të 120,000 fëmijëve trima të Iranit, përfshirë masakrën (e 1988-ës) ndaj 30,000 të burgosurve politikë dhe vrasjen e mbi 1,500 protestuesve gjatë kryengritjes së nëntorit 2019, ajo përsëriti: Komuniteti botëror duhet ta njohë të drejtën e rinisë së rebeluar, Njësive të Rezistencës dhe popullit iranian për të rezistuar kundër tiranisë fetare.

Znj. Rajavi vuri në dukje faktin që ekspozimi dhe konfrontimi i politikës së eksportimit të terrorizmit dhe fondamentalizmit të regjimit iranian gjatë katër dekadave të fundit ku NCRI dhe (PMOI/MEK) kanë qenë të angazhuara plotësisht është pjesë e pandashme e fushatës madhore për ta përmbysur fashizmin fetar në pushtet, duke shtuar: Më lejoni ta informoj popullin iranian se komplotet dhe përpjekjet e mëdha dy-vjeçare të teokracisë në pushtet për ta ndihmuar diplomatin e saj të arrestuar në Belgjikë kanë rezlutuar deri tani të pafrytshme, për shkak të një vargu iniciativash ligjore dhe një numri të madh provash, dokumentesh dhe dëshmish. Pas një hetimi dy-vjeçar, do të zhvillohet së shpejti gjyqi i parë publik. Dy vite më parë, më 30 qershor 2018, regjimi klerikal kishte planifikuar një masakër madhore, ndoshta masakrën më të madhe, gjatë tubimit të Rezistencës në Villepinte të Parisit, plan që u parandalua në minutën e fundit dhe terroristët u arrestuan.

Sigurisht, gjatë dy viteve të fundit, regjimi iranian nuk ka kursyer asnjë përpjekje apo presion për të siguruar lirimin e terroristëve dhe mbylljen e dosjes. Por ka dështuar në moslejimin e vazhdimësisë së hetimeve dhe të fillimit të gjykimit. Deri tani, kjo është një fitore për të gjithë ata që luftojnë kundër terrorizmit, vuri në dukje znj. Rajavi. Ajo theksoi se ky është vetëm fillimi, dhe liderët e regjimit duhet të përballen me drejtësinë si autorët më të mëdhenj të terrorizmit në botë sot, siç duhet të përballen me drejtësinë edhe agjentët e mercenarët e tyre brenda dhe jashtë Iranit.

Znj. Rajavi nënvizoi gjithashtu se: Rezoluta e miratuar nga shumica e anëtarëve të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA, e cila njeh të drejtën e popullit iranian për themelimin e një republike demokratike dhe jo-bërthamore të bazuar në ndarjen e fesë nga shteti, ofron një model të besueshëm për të gjitha qeveritë e tjera dhe komunitetin ndërkombëtar për sa i përket Iranit dhe popullit iranian. Rezoluta dënon terrorizmin e sponsorizuar nga shteti të regjimit klerikal, dhe konkretisht, komplotin terrorist kundër tubimit të përvitshëm të Rezistencës Iraniane në 2018-ën. Ajo deklaron se populli iranian e ka refuzuar diktaturën monarkike dhe nuk e pranon as tiraninë fetare, të cilës po i kundërvihet.

Mes folësve në këtë konferencë ishin: Senatori Robert Torricelli, Baronesha Verma, ish-ministre dhe anëtare e Dhomës së Lordëve në Mbretërinë e Bashkuar, Michèle de Vaucouleurs, anëtare e Parlamentit Francez, Rama Yade, ish Ministrja për të Drejtat Njerëzore në qeverinë e Nicolas Sarkozy në Francë, Ingrid Betancourt, ish kandidate presidenciale e Kolumbisë, Rita Süssmuth, ish Presidente e Bundestag-ut Gjerman dhe ish-ministre, Steve McCabe, anëtar i Parlamentit Britanik, Antonio Tasso, anëtar i Parlamentit Italian, Hermann Tertsch, Anëtar i Parlamentit Europian nga Spanja, zëvendës kryetar i ECR Group dhe anëtar i Komitetit të Punëve të Jashtme, Otto Bernhardt, ish President i Fondacionit Konrad Adenauer dhe ish-anëtar i Parlamentit Gjerman, Thomas Nord, anëtar i Bundestag-ut Gjerman, Faisal Al-Rfouh, ish-ministër i Jordanisë, dhe Bassam al-Amoush, anëtar i Parlamentit të Jordanisë.

 

Please follow and like us: