Albspirit

Media/News/Publishing

LA CHARENTE, 1939/HITLERI KISHTE PLANIFIKUAR T’I DHURONTE KURORËN E SKËNDERBEUT MBRETIT ZOG, POR MUSOLINI I KËRKOI QË TA SHTYJË KËTË OPERACION

Nga Aurenc Bebja, Francë. 

“La Charente” ka botuar, të hënën e 19 qershorit 1939, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me fatin e kurorës së Skënderbeut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar: 

 

Musolini i kërkoi Hitlerit kurorën e vërtetë të mbretërve të Shqipërisë që gjendet në Gjermani

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Burimi: gallica.bnf.fr/Bibliothèque nationale de France.

Romë, 18 qershor.

Mes shumë bizhuterive që nazistët, pas Anschluss-it, gjetën në Vjenë, bën pjesë edhe kurora unike dhe e vërtetë e Shqipërisë, të cilën Hitleri e ka transportuar tashmë në Gjermani.

Vitin e kaluar, me rastin dhjetë vjetorit (jubileut) të mbretit Zog, Hitleri kishte përgatitur gjithçka, për t’i “dhuruar” këtë kurorë.

Por Musolini, i cili padyshim kishte idenë e tij, kërkoi të shtyjë këtë operacion, dhe Zogu nuk e mori kurorën e tij të vërtetë. Disa javë më parë, Italia kërkoi nga Fyhreri që t’i dërgonte emblemat shqiptare mbretit Viktor Emanuel, në mënyrë që kurorëzimi të bëhej me të gjithë shkëlqimin e dëshiruar”.

 

 

https://www.darsiani.com/la-gazette/la-charente-1939-hitleri-kishte-planifikuar-t-i-dhuronte-kuroren-e-skenderbeut-mbretit-zog-por-musolini-i-kerkoi-qe-ta-shtyje-kete-operacion/

Please follow and like us: