Albspirit

Media/News/Publishing

Mimoza Koka: Profili i Hannah Arendt dhe idetë e saj

Refleksione mbi objektivitetin dhe tolerancën - Albspirit

Mimoza Koka

 

Hannah Arendt (1906-1975) ka qenë një filozofe gjermane me origjinë hebreje. Ajo është konsideruar ndër të rrallat gra filozofe, që nënkupton një profesion kryesisht për burra. Vetë ajo e ka kundërshtuar këtë, duke e konsideruar veten pedagoge të teorisë politike.

Njohuritë në filozofi i mori qysh në moshën 14 vjeҫ. Emigroi nga Gjermania në Francë në vitin 1933 dhe në SHBA në 1940. Arendt kishte marrëdhënie interesante me filozofët e mëdhenj si Martin Heidegger, Edmond Husserl, Karl Jaspers etj.

Vepra e saj është shumë e gjerë dhe e thellë. Ka botuar plot tituj, ku spikat: “Psikologjia e Totalitarizmit”. Pak prej veprës së saj është përkthyer në shqip. Për të përcaktuar nëse idetë e saj janë të drejta apo të gabuara, duhet lexuar me vëmendje kjo vepër. Por një gjë është e sigurt: idetë e saj janë shumë novatore, të guximshme e të veҫanta. Ato kanë ndikuar në gjysmën e dytë të shekullit të 20-të. Gjithashtu, inteligjenca e thellë e veprave të saj, theu mitin që filozofia është një fushë vetëm e burrave.

Totalitarianism in the age of Trump: lessons from Hannah Arendt ...

Në vijim prezantohen disa nga idetë e saj:

– Brezi im nuk kishte nevojë për ardhjen e Hitlerit në pushtet për të kuptuar se nazistët ishin armiqtë tanë. Kjo gjë kishte filluar katër vjet më parë, ku gjithashtu ne kuptuam se pas kësaj qëndronte pjesa më e madhe e popullit gjerman.

-Proçesi i unifikimit të jetës publike nën urdhërat e pushtetit qendror përfshiu jo vetëm armiqtë tanë, po edhe miqtë . Kjo krijoi një zbrazëti të madhe rreth nesh.

Ajo është e para që hodhi idenë e guximshme se të njëjtën gjë do të bënin dhe hebrenjtë në rrethana të kundërta. Kjo bëri që shumë hebrenj t’i kundërviheshin, deri dhe një pjesë e miqve të saj.

–  Ajo mori pjesë në gjyqin e Nurembergut në vitin 1945, në të cilin u dënua elita e lartë naziste për t’i parë nga afër këta njerëz, të cilët kishin patur në dorë fatet e botës. Arendt ngeli e habitur. Ajo u shpreh kështu: “Në thelb ata ishin njerëz të cekët dhe banalë”. Këtu, e ka zanafillën përcaktimi që ajo i bëri sistemit totalitar si “banalitet i së keqes”, përcaktim që u bë i famshëm. Ky përkufizim është ndoshta termi me dominant dhe intelektual i shekullit të njëzetë.

– Motoja e saj ishte: “Nuk më intereson ndikimi dhe influenca që kanë shkrimet e mia, për mua është e rëndësishme të kuptoj. Unë duhet të kuptoj”.

–  Arendt theksonte se deri në vitin 1943, nuk e besonte për Auschwitzin. “Kur u binda për këtë, para nesh u hap humnera… Deri atëhere menduam se diҫka mund të korrigjohej, por kjo ishte ndryshe. Unë nuk mendoj vetëm për numrin e viktimave, por për përmasat industriale të eliminimit”.

– Hannah Arendt ka analizuar dhe studiuar totalitarizmin si fenomen që u shfaq së pari në shekullin e 20-të, më fatkeqi për njerëzimin. Arendt thekson se totalitarizmi duhet analizuar në të dy format  në të cilat u shfaq, qoftë si totalitarizëm nazist, qoftë si totalitarizëm komunist. Të dyja janë thelbësisht të ngjashme për nga sistemi qeverisës dhe zhdukja e individualitetit të njeriut.

-Ajo thekson gjithashtu dhe mënyrën e veprimit në liri: “Të vepruarit në liri përbën mundësinë më të lartë të njeriut…. ku politika dhe veprimi politik realizohen në liri duke arritur kështu autencitetin e vetë lirisë”.

– Arendt ka analizuar raportin e diktatorit me popullin në diktaturë duke theksuar se nuk është e drejtë që me rënien e diktaturës gishti të drejtohet vetëm ndaj diktatorit. E tërë shoqëria është përgjegjëse. Ky perceptim është shumë i dukshëm në shkrimet e saj mbi gjyqin e nazistit famëkeq Adolf Eichmann, në vitin 1960, në Izrael. Ky nazist ishte në krye të operacionit përfundimtar të zhdukjes së hebrenjeve. Ajo e ndoqi këtë gjyq si reportere. Vuri në dukje se një pjesë e akuzave për të cilin ai u dënua, ishin akuza për të gjithë shoqërinë, dhe jo vetëm për të. Po kështu, ajo vëren se ai zbatoi ligjet që kishte vënë gjithë shoqëria me tepër entuziazëm.

Kur një nga miqtë e saj  i tha se njeriu është në gjëndje të dallojë se nuk duhet të vrasë, dhe vetëm një i ҫmendur nuk e bën këtë dallim, ajo u përgjigj: “Sipas këtij arsyetimi, e tërë Europa u ҫmend brenda një nate, duke përfshirë së pari miqtë tanë, të cilët sapo morën sinjalin se duhet të na braktisnin e bënë këtë menjëherë. Deri atëherë morali i shoqërisë ishte: “Mos vrisni!”, pas kësaj, morali i shoqërisë u shndërrua në: “Vrisni!”. Këto vrasje u bënë nga “askushër”, të cilët dorëzuan gjënë e vetme dhe të fundit që e dallon esencën e një qënieje humane, që është pikërisht të menduarit më vete.

Shkrimet e saj mbi këtë gjyq shkaktuan shumë polemika. Ajo u kërcënua dhe nga vetë hebrenjtë. Shumë miq iu larguan.

– Hannah Arend është e para që evidentoi bashkëpunimin e disa prej hebrenjve me nazistët, duke i konsideruar gjithashtu edhe këta viktima. Ajo thotë: “Kurrë nuk mund të dua një popull apo një kolektiv në tërësi, qoftë ky gjerman, francez, amerikan, apo hebre. Unë dua njerëzit, në veҫanti dua miqtë e mi”.

Ajo e konsideron gjermanishten si gjuhën amtare që e ruajti dhe e vlerësoi shumë. Ajo thotë se u ҫmendën nazistët, por jo gjuha gjermane.

-Duke analizuar raportin e së mirës me të keqen, Arendt thotë: “E mira është e thellë dhe ekstreme, ndërsa e keqja ështe e cekët, banale dhe radikale”.

 

 

Please follow and like us: