Albspirit

Media/News/Publishing

Ndue Ukaj: Shtëpia e Bardhë është e bardhë si bora!

Fotografia e Ndue Ukaj

Shtëpia e Bardhë është e bardhë si bora.

Dhe shqiptarët e mençur këtë gjë e kanë ditur gjithmonë, ndaj janë gëzuar sa herë janë ftuar aty, sepse prej aty kanë cicërruar zërat e lirisë dhe të demokracisë. E prej asaj Shtëpie ka ardhë pranvera për shqiptarët, mbas dimrave të gjatë e plot acar.

Para më shumë se dy dekadave, krejt shpresat i mbanim te ajo Shtëpi e madhe e lirisë, që për ne përfaqëson vlera sublime.

Kështu, Shtëpia e Bardhë, për shqiptarët vërtet është e bardhë si bora.
Ajo s’ mund të jetë e verdhë as e zezë.
Aty s’ ka thika e as harta të këqija.
Ndaj, mos u marrosni dhe mos dilni në anën e kundërt të historisë.
Nuk ka marrëveshje të keqe për Kosovën që mund të vjen nga Amerika.
Mosmarrëveshje e marrëveshje të këqija prodhojmë e sajohmë ne, për interesa të brendshme politike dhe për shkak të budallallëkut që mbizotëron mes nesh.

Asnjë marrëveshje nuk mund të jetë më e keqe sesa përpjekja për ta penguar një të tillë.

Ndaj, mos dëgjoni kukurijse dhe mos u kushtoni vëmendje të pamerituar mediokrëve të politikës.

17 qershor 2020.

Please follow and like us: