Albspirit

Media/News/Publishing

NYT: Biden thellon epërsinë ndaj Trumpit

Joe Biden Tries to Leverage Trump's Ukraine Call for Fundraising ...

Një sondazh i gazetës prestigjioze “The New York Times” tregon se kandidati demokrat për për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Joe Biden, është në epërsi me 14 për qind ndaj presidentit aktual Donald Trump.

Gazeta shkruan se Bidenit i është shtuar përkrahja nga gratë dhe nga votuesit e racave jo të bardha.

Sipas gazetës, Biden e ka fituar edhe besimin e disa votuesve trandicionalë të republikanëve që janë  larguar nga Trump, për shkak të mënyrës se si ai u përball me situatën e krijuar nga pandemia Covid 19.

Biden po përkrahet bindshëm në krahasim me Trump-in te grupet marxhinale, votuesit e racave të ndryshme, gratë dhe të rinjtë. Madje, ish zëvendës-presidenti Biden po merr akoma më shumë përkrahje se sa kishte marrë kandidatja demokrate, Hillary Clinton, në vitin 2016.

Megjithatë, ky sondazh tregon se Biden po e humb përkrahjen e burrave, të bardhëve dhe të votuesve të grupmoshës së mesme.

Kandidati demokrat, sipas këtij sondazhi, momentalisht ka 50 për qind të votuesve, ndërsa Trump i ka 36 për qind. Kjo llogaritet të jetë diferenca më e madhe në disfavor të Trumpit. Kjo është një shenjë se ai është i dyti në garën për një tjetër mandat si President i SHBA-së.

NYT shkruan se Trump i ka bërë disa përpjeke që të zgjerojë përkrahjen popullore ndaj tij përtej bazës së djathtë, përmes së cilës ai i kishte fituar zgjedhjet e kaluara me vetëm 46 për qind të votës popullore, por kishte arritur fitore modeste në Kolegjin Elektoral.

Please follow and like us: