Anulimi i takimit në Shtëpinë e Bardhë, Grenell: Do vendosim një datë tjetër!
Përmes një publikimi në rrjetin social Tuiter, Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka njoftuar anulimin e takimit në Shtëpinë e Bardhë për shkak të zhvillimeve të fundit në Kosovë. “Për shkak të zhvillimeve të fundit në Prishtinë si rezultat i akuzës së ngritur nga Zyra e Prokurorit Special, më duhet të kthehem në vendin tim për t’u impenjuar mbi situatën. E informoj ambasadorin Grenell se nuk mund të jem në takimin e 27 Qershorit në Shtëpinë Bardhë”, shkruajti Hoti.
Në rrjetin social ka ardhur edhe përgjigja e të dërguarit të presidentit Turmp, për Kosovën, i cili shkruan se e kupton vendimin dhe pret të vendosë një datë tjetër.
“Faleminderit Kryeministër. Ne e kuptojmë vendimin tuaj dhe presim të vendosim një datë tjetër takimi së shpejti”, shkruan Grenell.