Ina K. Zhupa: Banorët e bulevardit Zogu i Parë ‘mbyllen në burg’ me vendim të Veliajt me një projekt 5.1 milionë euro për Fusha shpk!
Banorët e bulevardit Zogu i Parë “mbyllen ne burg” me vendim të Veliajt me një projekt 5.1 milionë euro për Fusha shpk!
Mbasi i dha klientit të preferuar për 600 metra rrugë, 5.1 milion euro, tashmë cenon pronën private të banorëve në zbatimin e këtij projekti abuziv.
Banorët janë ankuar dhe kundërshtojnë fort mënyrën e ndërhyrjes, që pa njoftim, pa rregulla, pa marrë pëlqimin e tyre, Bashkia Tiranë ka nisur me polici bashkiake të vendos grila metalike në hapësirat e ballkoneve dhe dritareve e apartamenteve pranë bulevardit. Duke vendosur këto grila metalike, për të mbyllur çdo ballkon dhe dritare, shumë nga banorët mbeten pa asnjë burim drite, dielli në apartamentet e tyre.
Në mbështjetje të banorëve që kanë të drejtë të mos cenohen në pasurinë e tyre të paluajtshme, bëj thirrje që të mos abuzohet me projektin e fasadave dhe kundërshtoj abuzimin me pronen private në funksion të një imazhi më shumë për propagandë. Fasada e unifikuar nuk mund t’i detyrojë banorët të burgosen me grila metalike, pa mundësi ajri dhe dielli, siç meritojnë të gëzojnë pronën e tyre!