Video/Shau me fjalë të pista jo si në kuvendin shqiptar, Vittorio Sgarbi nxirret me forcë nga Parlamenti
Politikani dhe personaliteti i njohur italian, Vittorio Sgarbi, është nxjerrë me forcë nga Parlamenti italian. Zëvendëspresidentja, Mara Carfagna tha se ai nuk mund të ofendojë kolegët e tij dhe se nuk mund të flasë “me fjalë të ndyra në parlament”. Vendimi i saj është pritur me duartrokitje nga pjesëmarrësit në sallë. Pas fjalimit me fjalë të rënda dhe ofenduese, atij i është komunikuar që të lë sallën, por ai e ka kundërshtuar, duke mos e respektuar vendimin. Për pasojë, nevojitej ndërhyrja e forcave të sigurisë, të cilët e kanë kapur nga këmbët për ta tërhequr zvarrë jashtë. “Turp, Turp”, dëgjohet të thonë njëzëri disa deputetë në sallë. Përplasja filloi pasi Sgarbi nisi të kritikonte ashpër ligjin e ri për drejtësinë.