Filmi ‘Delegacioni’ do shfaqet në kinematë e Francës në 22 korrik 2020
Filmi “Delegacioni” del në kinematë e Francës në 22 korrik 2020, me titullin “Le dernier prisonnier” (I burgosuri i fundit).
Ishte një projekt i nisur nga Artan Minarollit dhe që u përfundua nga regjizori Bujar Alimani. Në rolet kryesore Viktor Zhusti, Ndriçim Xhepa, Xhevdet Ferri, Rovena Lule, Kasem Hoxha, Mirela Naska, etj.
Filmi Delegacioni”, pas çmimit të madh “Grand Prix” në Varshavë edhe vlerësimit, si “Filmi më i mirë i gjatë” në Festivalin e Triestes është përzgjedhur nga Komisioni i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë për të përfaqësuar Shqipërinë në “Oscar” në kategorinë për “Filmin Artistik Ndërkombëtar më të mirë” në AMPAS.
Ngjarjet në filmin “Delegacioni” zhvillohen në tetor të vitit 1990. Regjimi komunist kërkon të mbajë pushtetin, ndërsa, në Tiranë vjen një delegacion evropian për të parë nga afër mbarëvajtjen e reformave të qeverisë. Kusht që Shqipëria të pranohet në OSBE. Leo, i dënuar me 15 vite burg, është bërë jashtëzakonisht i vlefshëm për pushtetin e kohës, sepse delegacioni udhëhiqet nga një shok i shkollës së vjetër të tij. Ai duhet të bindë delegacionin se çdo gjë është në rregull, por ngjarjet marrin tjetër rrjedhë.
Please follow and like us: