Albspirit

Media/News/Publishing

Pësoi atak kardiak, operohet kryepeshkopi Anastas Janullatos, vë dy stenda në zemër

Featured image of article: Pësoi atak kardiak, operohet kryepeshkopi Anastas Janullatos, vë dy stenda në zemër

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka pësuar atak kardiak dhe është futur me urgjencë në sallën e operacionit. Sipas agjencisë së lajmeve kishtare Romfea.gr, mësohet se kryepeshkopi i KOASh-it Janullatos është shtruar urgjentisht në spital pas një ataku në zemër. Për pasojë, mësohet se kryepeshokpi Janullatos ka kryer një ndërhyrje ne zemër ku ka vendosur dy stenda. Aktualisht, e njëjta agjenci bën me dije se gjendja e Janullatos është e kënaqshme, ndërkohë që pritet se pas dy ditësh, kryepeshkopi do të jetë në gjendje të mirë për t’u rikthyer në detyrë. Kohët e fundit, kryepeshkopi Anastas Janullatos, 90 vjeç, kishte pasur shqetësime në zemër./dosja.al

Please follow and like us: