Albspirit

Media/News/Publishing

Arian Starova: Disa pak të vërteta të hidhura të jetës së sotme!

Arjan Starova | ILLYRIA

 

Disa të vërteta që do të doja t’i ndaj me të gjithë shqiptarët kudo që janë në Ballkan:

1- Qeveria e tanishme shqiptare është më e korruptuara e të gjithë historisë së qeverive shqiptare. Argumente kanë aq shumë të gjithë nga përvoja e tyre vetiake dhe familjare sa po të flas më shumë është e tepërt. Megjithatë po jap vetëm një shembull – borxhi kombëtar ka shkuar në rreth 80% dhe ndërkohë papunësia është shumë e madhe.

2- Reforma në drejtësi e shpresuar nga të gjithë shqiptarët si mjeti që do të godiste korrupsionin e lartë politik të Shqipërisë është në gjendje letargjike dhe jo vetëm nuk po e arrin atë synim të lartëpërmendur, por ka futur në krizë të gjithë sistemin e drejtësisë. Jo vetëm nuk po bëhet me drejtësi, por edhe ajo që bëhet po bëhet keq dhe po vonohet si deri tani…

3- Shtatë vjet qeverisje rilindase kanë shërbyer vetëm për t’u thënë shqiptarëve se “ish-klani komunist udhëheqës është rikthyer me nipërit, miqësitë dhe krushqitë e tij”. Udhëheqësi i ri Rama po drejton me mendësinë e skllavopronarëve të lashtë. Ai investon në sheshe, stadiume, fasada, etj., gjëra jo themelore për jetën e qytetarëve, sepse mendon se në këtë mënyrë emri i tij do të përjetësohet. Logjika e tij është e thjeshtë – sheshet e stadiumet jetojnë në shekuj, kurse njerëzit vetëm 70-80 vjet. Ai është njeriu që tallet dhe “portokallis” kudo, por pyetja që shtrohet është: A duhet t’i udhëheqë qytetarët dikush që i shpërfill, urren, tall, përbuz dhe nëpërkëmb ata?!

4- Liria e tregut nuk ekziston në Shqipëri. Nëse dikush do të donte të hynte në treg me logjikën normale të ofrimit të çmimeve konkurrues, ai do të ndeshej me sfida të tmerrshme që shkojnë deri te këcënimi i jetës. Dhe kjo sepse biznes të rendësishëm duhet të bëjnë vetëm disa të përzgjedhur të qeveritarëve. Bizneset e tjerë jooligarkike vetëm stërmundohen për të mbijetuar. Dhe faktet janë të pafund…

5- Opozita është e paorganizuar. Përpjekjet e saj janë të pamjaftueshme për të sjellë uraganin e nevojshëm popullor për t’i dhënë fund qeverisjes së sotme. Po pse popull më i paaftë se maqedonasit dhe grekët jemi ne që pretendojmë se jemi shumë të vjeter dhe të qytetëruar?!

Në muajt që kemi përpara duhet të shikojmë dhe mendojmë për rigjallërimin e shpresave të qytetarëve shqiptarë. Por mendja më shkon para së gjithave te të rinjtë tanë që nuk u mungon asgjë për të marrë në dorë fatet e Shqipërisë.

Lëvizni, o njerëz të mirë shqiptarë!

6- E verteta tjetër e dhimbeshme është kultivimi i drogës. Tani shumë njerëz të mirë por hallexhinj po joshen me drogën, por nuk është ky shpëtimi… jo!

Po rriten përsëri sipërfaqet e mbjella, por ky është mashtrimi i radhës i “rilindasve” tanë komunistë.

7- “Rilindasit” që qeverisin nuk janë komuniste ideologjike por komunistë klanorë. Ata nuk kanë më si udhëheqje ideologjinë e vjeter, por ruajtjen e pushtetit vetëm brenda ish-pasardhësve të rregjimit të vjetër të diktaturës komuniste. Në këtë kuptim, ata janë armiq edhe të vetë socialistëve të zakonshëm dhe votues.

Këto janë vetëm disa pak të vërteta të hidhura të jetës së sotme. Ka ardhur koha që këto të vërteta të marrin përgjigje nga populli.

Natyrisht, vota është arma më e fortë në shërbim të kësaj përgjigjeje.

Please follow and like us: