EXCELSIOR, 1931/DËNOHEN DY STUDENTËT SHQIPTARË QË TENTUAN TË VRISNIN MBRETIN ZOG NË VJENË (Foto nga gjyqi)
Burimi: gallica.bnf.fr/Bibliothèque nationale de France.
Nga Aurenc Bebja, Francë.
“Excelsior” ka botuar, të dielën e 4 tetorit 1931, në ballinë, një shkrim në lidhje me dënimin e autorëve të atentatit ndaj mbretit Zog në Vjenë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
Dënimi i autorëve të atentatit kundër Ahmet Zogut të Shqipërisë
“Gjeloshi (Ndok) dhe Aziz Çami (majtas) në vendin e të akuzuarve.
Gjyqi i dy studentëve shqiptarë që u përpoqën të vrasin mbretin Ahmet Zogu në Vjenë dhe vranë ndihmësin e tij të oborrit mbretëror përfundoi në Ried.
Gjeloshi u dënua me shtatë vite burg, ndërsa Çami me tre vite”.
Please follow and like us: