Shaban Murati: Mbi krahinat shqiptare që kanë bërë gjuhë amtare atë të pushtuesit

Një nga çuditë shqiptare apo deformacionet shqiptare është se ka fshatra e ndonjë krahinë, që kanë bërë gjuhë amtare gjuhën e pushtuesit. Për t’i vënë një gjethe fiku këtij turpi, të lëçiturit e këtij takëmi shqipbjerrësish kanë shpikur teorinë se kjo ka ndodhur nga marrëdhëniet tregëtare. Tregti ka bërë e bën gjithë bota gjithë jetën, por nuk ka ndodhur kurrkund çudia shqiptare, sepse tregëtia të mëson gjuhën e huaj, por nuk ta bën gjuhë amtare në familje.
Që mjerimi të jetë edhe më i madh, ky lloj shqiptarësh edhe sot e kësaj dite në shekullin e dytë të pavarësisë së Shqipërisë vazhdojnë ta mbajnë gjuhën e pushtuesit si gjuhë amtare dhe madje mburren për këtë.
Please follow and like us: