Albspirit

Media/News/Publishing

Azgan Haklaj: Një komb pa shpirt është i vdekur

Mbroni trashëgiminë kulturore të Kombit se nuk do t’ua falë historia
Një komb pa shpirt është i vdekur
Osman Takës otomanët ia morën jetën, grekët po ia rrëmbejnë vallen
Barbarët pansllavë vazhdojnë aksionin akord për grabitjen e trashëgimisë kulturore të Kombit Shqiptar.

Ashtu siç kanë zaptuar dhunshëm trojet tona iliro- dardane duke plaçkitur e shkretuar gjithçka, po veprojnë sot për rrëmbimin e folklorit, ADN-në tonë, armën e mbijetesës në rrugëtimin e mundimshëm shekullorë. Serbët po rrëmbejnë kërcimin e tepsisë së Rugovës, të cilin e kanë bërë gati për regjistrim në UNESCO, ndërsa grekët po e propagandojnë Vallen Çame të Osman Takës si trashëgimi të tyren, për ta regjistruar në UNESCO si pasuri kulturore të vehten. Përvetësim me mashtrim i grekëve, siç kanë falsifikuar historinë, duke hipotekuar etërit e pavarësisë së tyre nga Perandoria Osmane shqiptarët e mëdhenj Kolokotronin, Marko Boçarin, Foto Zhavellën, Laskarina Bubulinën. Ata përzunë me dhunë nga trojet e tyre shqiptarët e Çamërisë, mijëra prej të cilëve i masakruan rrugës 76-vite më parë. Tani po përpiqen ta marrin vallen e Osman Takës, të cilën e kanë pagëzuar çamiko, me të njëjtn strategji siç morën buzukun dhe llautën, ndonëse nuk kanë asnjë argument. Historia na mëson se gjatë luftërave për mbijetesë, të parët tanë, strategët e luftërave për liri, idhtarë të një rendi të ri botëror, pa shtypës e të shfrytëzuar, por të barabartë për të gjithë Aleksandri i Madh, Pirroja e Gjergj Kastrioti para se të hynin në beteja e në mejdanet për liri me hordhitë pushtuese ia merrnin valles sëbashku me luftëtarët e tyre, shqipet çlirimtare. Qysh në kohën e Pirros është kërcyer vallja, e cila është pagëzuar si Vallja e Pirros apo “Vallja Pirrike”. Këtë valle e kishte dëshirë të fundit Osman Taka para se të merrej vendimi për ekzekutimin e tij. Ai kishte kishte mbrojtur nderin shqiptar të nëpërkëmbur nga ushtarët e Perandorisë Osmane, por otomanët e akuzuan për tradhëti. Kjo valle është çmimi i jetës së Osman Takës, i cili me interpretimin virtuoz fitoj faljen e saj bashkë me lirinë, ndaj kjo valle është njësuar me emrin e tij.

Po kush ishte Osman Taka?

Osman Taka ishte një veprimtar i shquar i çështjes kombëtare, në kryengritjet për liri e pavarësi në Epopenë e Lavdishme të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ai u shqua në Kuvendin e Prevezës, i cili u mblodh më 11 janar të vitit 1879 ku u morën tre vendime të rëndësishme, si dhe caktoi tre komisione për zbatimin e tyre. Kundërshtoi me forcë kalimin e krahinave shqiptare brenda kufijëve të Mbretërisë Greke dhe ngarkoi komisionin e bisedimeve me palën greke. Organizimin e forcave ushtarake të Lidhjes së Prizrenit për çështjen e Çamërisë. Presion mbi Portën e Lartë që të mos bënte lëshime me tokat shqiptare dhe organizim për mbrojtjen e tyre. Osman Taka në të njëjtën kohë ishte një valltar i njohur. Ai kërcente me mjeshtëri të lartë artistike, harmonizonte në mënyrë të spikatur burrërinë me elegancën. Kur forcat osmane shtypën Lidhjen e Prevezës në vitin 1886 arrestuan Osman Takën, të cilin e akuzuan për tradhëti. E burgosën në Janinë dhe e denuan me vdekje. Si dëshirë të fundit u kërkoi të vallëzonte. Me interpretimin e tij brilant i mahniti të gjithë, aq sa xhandarët nuk e ekzekutuan, por ia falën jetën dhe lirinë. Pas disa ditësh mbasi otomanët dyshuan se Osman Taka po bënte një përpjekje për një organizim tjetër  kundër tyre e kapën dhe e vranë në Konispol. Turqit ia morën jetën, grekët po ia rrëmbejnë vallen. Unioni Artistik i Kombit Shqiptar ka organizuar 10 vite Festivalin Kombëtar të Këngës dhe Valles Çame në stadiumin e lojrave me dorë, në qytetin e bukur të Sarandës, në brigjet e Jonit, tek rrënjët e Butrintit, molosëve e Kaonisë për të ruajtur duke promovuar trashëgiminë shpirtërore të Çamërisë. Ky festival kombëtar gjeti mbështetjen e pushtetit lokal në Sarandë, Shoqatës Çamëria, Partisë për Drejtësi dhe Unitet dhe u përfshi në projektet e Ministrisë së Kulturës, e cila e mbështeti fort. Ai kulmonte në natën e tretë më 27 qershor të çdo  viti, si kujtesë e përshpirtje për shqiptarët e Çamërisë të masakruar nga barbarët grekë. Ky referendum artistiko-qytetar kombëtar, solidaritet e protestë kërkonte çdo vit drejtësi për kauzën çame, për plagët që kullojnë ende gjak. Mesazhi i tij i përvitshëm me sloganet: “Mos e harroni Çamërinë”, “Unë e dua Çamërinë”, dëshmonte se Çamëria është krah i thyer i Shqipërisë, degë e  thyer, por jo e tharë e lisit kombëtar shqiptar. Sapo erdhën në pushtetet rrulindasit e hoqën nga projektet e ministrisë së tyre dhe tani në vend që t’i promovojnë e t’i mbrojnë këto pasuri po i len’ që t’i marrin grekët.

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar, “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, nderuar me “Medaljen Gjergj Kastrioti” do të denoncojë rast pas rasti të gjitha përpjekjet për rrëmbimin e trashëgimisë tonë kulturore, njëkohësisht ju bën thirrje ministrive të kulturës të Shqipërisë dhe Kosovës, akademive të shkencave, mbroni pasurinë kulturore të Kombit tonë se nuk do t’ua falë historia.

https://www.mekulipress.com/mbroni-trashegimine-kulturore-te-kombit-se-nuk-do-tua-fale-historia/?fbclid=IwAR1pAouMWA-X99vDDHe6qXUzq39LCleVuwFB9wMTObQXvZ4y5U3TUDNz7wU

https://www.alb365.al/v1/2020/06/30/nje-komb-pa-shpirt-eshte-i-vdekur/?fbclid=IwAR3YZNkxsmZIldAwpkS1gqln9ShXGOBzr5KAv7bP0IKzR-7rT9MtmIk2ptI

Mbroni trashëgiminë kulturore të Kombit se nuk do t’ua falë historia

https://newsalbania.al/nga-azgan-haklaj-mbroni-trashegimine-kulturore-te-kombit-se-historia-nuk-do-tua-fale/?fbclid=IwAR2J0VrfncrPU0BktphZ4ZLye8KvscQN_1-3TkRhqM7pjFl5yHAxketdT1c

Mbroni trashëgiminë kulturore të Kombit se nuk do t’ua falë historia

https://novamedia.al/mbroni-trashegimine-kulturore-te-kombit-se-nuk-do-tua-fale-historia/?fbclid=IwAR1R2PMGKPMRqmpD1hFJ2bJLWWrT2GFwZr2lpH2V4RtYVeUh2PgmYJIZ82M

Mbroni trashëgiminë kulturore të Kombit se nuk do t’ua falë historia

 

 

Please follow and like us: