Regjizorja Enxhi Rista vlerësohet me çmimin ‘Gopo” për film dokumentar me metrazh të shkurtër
Enxhi Rista, një tjetër talent shqiptar në Rumani. Regjizorja e re, me filmin “El iubeste ochi mei” (Ai dashuron sytë e mi), rrëmbeu mbrëmjen e djeshme trofeun për filmin dokumentar me metrazh të shkurtër më të mirë në Galanë e Çmimeve “Gopo”. Çmimet “Gopo” përfaqësojnë një event prestigjoz të përvitshëm, përmes të cilit shpërblehen realizimet më të rëndësishme të kinematografisë rumune të vitit paraardhës dhe promovohen vlerat e vërteta të kësaj fushe. Përgëzime dhe suksese të mëtejshme Enxhi! Shumë krenar për ty!/Ambasada Shqiptare në Rumani/
Please follow and like us: