Albspirit

Media/News/Publishing

Lamtumirë kryetarë të çetave të partive, 5 për qind për të hyrë në Kuvend!

Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni i Ligjeve avancojnë përpjekjet për të realizuar ndryshimet kushtetuese në seancën e 30 Korrikut, që lidhen me listat e hapura, mospasjen e koalicioneve parazgjedhor dhe pragun 5% për të hyrë në parlament.

Kryeparlamentari Gramoz Ruci tha se kishte firmosur vendimin që dy opozitarët nismëtar të propozimeve për ndryshime kushtetuese, Mulim Murrizi dhe Edmond Stojku të jenë pjesë e Këshillit të Legjislacionit.

Ulsi Manja kryetar i Komisionit të Ligjeve i bëri një përmbledhje pyetje që ka shumica qeverisëse drejtuar 4 ekspertëve konstitucionalit që do të asistojnë këtë proces.

“A duhet të parashikohet sistemi zgjedhor në Kushtetutë? Ky sistem që propozon opozita a është në ndonjë vend të Be apo rajonal? A ka mekanizma korrigjues ky sistem zgjedhor? Pragu elektoral a cenon të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur?”, shprehet Ulsi Manja.

Pyetjet e opozitës parlamentare të lexuara nga Edmond Stojku lidheshin me sistemin zgjedhor.

“Cila formë votimi garanton lirinë e votës dhe përfaqësimin real të zgjedhësve? Cila është forma më e mirë sipas kushteve tona 30 vjecare në demokraci është më mirë sistemi proporcional rajonal apo kombëtar?”, thotë Stojku.

Ideja e ndryshimeve kushtetuese u formësua pas firmosjes së kërkesës të 29 deputetëve të opozitës parlamentare por dy prej tyre u tërhoqën. Për të ruajtur numrin 28 të firmëtarëve siç e kërkon ligji për ndryshime kushtetuese dhe shpëtuar nga kolapsi këtë proces, në ndihmë të maxharoncës erdhën 3 deputetë Lefter Koka dhe dy nga PDIU.

Këto ndryshime që gëzojnë mbështetjen e socialistëve, kanë prodhuar kundërshtinë e opozitës e cila e gjej vetën në pozita aspak komode nëse në zgjedhjet e ardhshme do të futet në garë pa një koalicion parazgjedhor. /TCH

Please follow and like us: