Shqipëria merr Zëvendës-Presidencën e Asamblesë së Përgjithshme në OKB
Nga Ruben Avxhiu
New York, NY – 30 qershor: Shqipëria zgjidhet zv-presidente për Sesionin e 75 të Asamblesë së Përgjithshme në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasadorja e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare.
“Është një nder i veçantë të shërbej si Zëvendës-Presidente e këtij sesioni historik”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.
Ky vit shënon 75-vjetorin e themelimit të OKB-së pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Mirëpo, sesioni i përvitshëm që mbahet në shtator, nuk do të sjellë udhëheqësit nga e gjithë bota, si ka qenë tradita e dekadave të fundit, për shkak të krizës së epidemisë nga koronavirusi.
Ambasadorja Kadare do të jetë një nga zëvendëset e Presidentit të Asamblesë së Përgjithshme që këtë vit është zgjedhur diplomati Volkan Bozkir nga Turqia.
Shqipëria është bërë më aktive në vitet e fundit në OKB dhe ka vendosur kandidaturën e saj për anëtare të Këshillit të Sigurimit në dyvjeçarin e ardhshëm./ylliria press/
—————-
Proud to announce that #Albania has been elected Vice-President of the 75th session of United Nations General Assembly! It’s a distinct honor to serve as VP of this historical session and I’m looking forward to working with Ambassador Volkan Bozkir, the newly elected President of General Assembly from #Turkey.
It’s such a privilege and a tremendous responsibility to serve my country in this important post, with great visibility on the international arena.
Each regional group in the UN is represented with a Vice-President in the General Assembly. Albania will represent the Eastern European Group (members of EEG include the Balkans, Eastern Europe, Russia, Ukraine, Belarus, Azerbaidjan, Armenia etc.)