Vargje poetike për dashurinë nga Fluturak Gërmenji
FRYN ERË
Një fund prilli me erëra
në breg të detit
i rrëmbeu flokët e tu të verdha,
përzier me vargjet e poetit.
Fryn era, fryn me tallaze
Ti karshi meje-gjithmonë me
naze.
-Më do?-Të dua shumë…
Një pyetje e një përgjigje
e vjetër,
mes erërave rri si lule e brishtë
dhe detin e bën të gjelbër,
dhe ty të bën të brishtë!
Prill 1992.
DASHURIA
..bëhem yll e hyj në re…
Yll mund të bëhesh në qiellin
me re
por, jo mua ti dot s’më ikën
pranë teje si yll dhe mua më ke,
një dashuri të dyve na e jep
dritën.
Nëse do ikësh, unë bëhem diell
e nëpër re vij e të ndjek,
se nuk e mban asnjë qiell
zemrën time kaq të nxehtë!…
Maj 1992.
Please follow and like us: