Iran, numri i vdekjeve nga koronavirusi në 341 qytete shkon mbi 63,200 persona
Organizata Muxhahedine e Popullit të Iranit (PMOI) shpalli mbasditen e sotme, më 30 qershor 2020, se koronavirusi ua ka marrë jetën mbi 63,200 njerëzve në 341 qytete në mbarë Iranin.
- Ministria iraniane e Shëndetësisë: Provincat Khuzestan, Kurdistan, Azerbaixhani Perëndimor dhe Lindor, Hormozgan, Bushehr, Khorasan-e-Razavi dhe Kermanshah janë të kuqe dhe kanë shifrat më të larta të infektimeve, shtrimeve në spital dhe vdekjeve
- Alireza Zali: Teherani po përballet ende me një kurbë në rritje të infektimeve. Në 24 orët e fundit, 527 njerëz janë shtruar në spital
- Zëvendës Presidenti i Universitetit të Shkencave Mjekësore në Teheran: Të gjithë shtretërit janë të zënë. Nëse arrijmë në të njëjtat shifra si në mars, nuk do të mundemi ta përballojmë situatën. Në 15 ditët e ardhshme, rastet e infektimeve, shtrimeve në spital, dhe vdekjeve në vend do të shtohen.
- Një deputet i parlamentit të regjimit nga Bukan: Në Bukan nuk ka shtretër bosh për pacientët me koronavirus. Po përballemi me shumë mungesa për sa i përket ilaçeve, pajisjeve mjekësore, dhe atyre higjienike.
- Universiteti i Mashhad: Sot, numri i pacientëve në Mashhad është në nivelin më të lartë që nga fillimi i shpërthimit të sëmundjes. Numri i shtrimeve në spital që mbulohet nga Universiteti është mbi 600, më i larti që nga fillimi.
30 qershor 2020.
Please follow and like us: