Albspirit

Media/News/Publishing

Vargje poetike nga Katiola Karoli

 

Më puth!

 

Më puth të lutem ti dhe njëherë.

Dua t’i ndjej sërisht buzët e tua.

Fryma jote, shpirtit i sjell pranverë.

Vetëm mes puthjesh, dua të të dua.

 

Më puth edhe njëherë, dua përsëri.

Një, dy, tre, puthje pafundësi

Le të ndalë koha si me një magji.

Në një botë tjetër jemi ne të dy.

 

E adhuroj heshtjen tënde

 

E adhuroj heshtjen tënde.

Kryqëzuar si Krisht imazhi im rri.

Shikoj së larti njerëzit mëkataë.

Puthjet pa shije, ndjenja false, pa dashuri.

 

E adhuroj heshtjen tënde, i dashur.

Unë dhe ti jemi ndryshe nga kjo botë.

Duhemi sa s’thuhet mes njeri-tjetrit.

Larg shtirjes dhe zvargimit të kotë.

 

E adhuroj heshtjen tënde, i dashur.

E adhuroj ndjenjën tonë të sinqertë.

Në botën zhytur në llumin e mëkatit.

Engjëjt e dashurisë prarojnë tek retë.

 

Ti dhe unë, në një rrahje zemre.

Një melodi mbajmë në buzë.

Ti je pulëbardha e shpresës sime.

Unë sirena që s’dua të të humb kurrë.

 

Ti hesht… por dhe me heshtjen më flet

Unë jam rrahja jote që zemrës i jap jetë.

Të dua përjetësisht, dashuria ime.

Të dua brenda kodit tim të fshehtë.

Please follow and like us: