Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Çumani: Mëshirë dhe keqardhje për Despotin tonë Kryeministër!…

Mëshirë dhe keqardhje për Despotin tonë Kryeministër…! Sa shumë të ka konsumuar pushteti, hipokrizia, deliri, industria e tmerrshme e makinerisë propagandistike që e ngrite me aq zell në funksion të imazhit të rremë të vetvetes, PPP – të dhe oligarkët…!? Tirania dhe etja për pushtet pa kufi gjithashtu. Të gjitha këto, kohët e fundit kanë filluar të bëjnë të përçartur e meit…

Dhe vjen një çast, ingranazhet e frikshme të makinerisë represive të pushtetit absolut dhe abuziv që ngrite me aq mllef e neps prej sundimtari autokrat kundër një populli historikisht të pafat, të vuajtur dhe të varfër, tashmë kanë filluar të ndryshken, të degradohen drejt shkatërrimit pa kthim….

Është tragjik ky fat për ty, por njëkohësisht i dhimbshëm për të gjithë ata që të besuan dhe të votuan verbërisht. E kam fjalën për popullin – dele që ti pretendon se i shërbeve si “burrështetas”. E di se edhe për pak kohë do vazhdosh të sundosh me kastën e anafalbetëve funksionalë me rekorde kriminale, por të jesh i sigurt se, nuk do të ketë asnjë lloj lubrifikanti në botë t’i gjeneroj dhe t’i vitalizoj ato ingranazhe të ndryshkura të pushtetit korruptiv që ngrite me shpejtësinë e erës në këto 7 vite të kobshme për shqiptarët. Tashmë, historia jote ngjason me atë të plakut Mere, e bashkë me orët biologjike që i mban në kurriz, po nis të këputet edhe filli i tespiheve. Kokrat e vogla të bashkuara, të rrumbullakëta prej qelibari e sedefi, të shkuara në një fill të vetëm pushteti, ngadalë ngadalë do të fillojnë të shkëputen njëra pas tjetrës….

Megjithatë, duke qenë se vitet e pensionit i ke plotë 1 dekadë larg vetes, mundesh të jesh ende i “dobishëm”. Për shembull, fjala vjen, ti mund të drejtosh një organizatë të bashkuar mëkatarësh, atë të bur(r)ave të lodhur e të nginjur, ish politikanë të dështuar të këtyre 30 viteve nga të gjitha krahët…(!!!) Sinqerisht, kjo nuk është edhe aq pa gjë…!

Punë liderësh është edhe kjo. Mbase është një mundësi për të medituar, mbase edhe për të reflektuar dhe për t’iu drejtuar Zotit, me qëllim që t’i lutesh që Ai të falë mëkatet e pafundme përpara se të shkelësh tek porta e Shën Pjetrit në Parajsë. Pse jo, gjatë kësaj kohe të mund të nisësh të rishkruash edhe serinë e vëllimeve me kujtime të “Kurbaneve” që qeverisja e sektit të “Rilindjes” me kodoshët e saj të panumurt i kanë shkaktuar vendit kaq shumë drama e dhimbje njerëzore në këto 7 vite keqqeverisjes. Ngase e keni zhytur vendin dhe shumicën e shqiptarëve në një dëshpërim të thellë dhe depresion kolektiv, në një mjerim shpirtëror e moral prej varfërisë ekstreme e të pashembullt….

 

 

Please follow and like us: