Albspirit

Media/News/Publishing

Mustafa SPAHIU: SHTREZET E FLIJIMIT

 

 

(Autobiografike)

 

Ku po gjeni aq kohë të më urreni

Jeta s’është e mjaft për dashuri

Paqeja është vijë dore,fatkeqësi!

Në bibël nisjen e flijimit e gjeni, aty

 

Fshihet dhembja ma bren ballin

Rrugëve të pa rrugë të pret flijimi

Qeshjen e rreme e ndal mashtrimi

Fjala egër ta ma zjarrmon mallin

 

 

Vetvetja s’më turpëroi ndër mote

Breshër shigjetash dikush zhgreh

Në palc t’ashtit zezonën ma njeh

 

Ditën që agova cepit të kësaj bote

Vitoret më falën prirjen e poezisë

Urrejta e vjetër zjarrit të qartësisë.

 

E hënë, 1-2 qershor 2020, në Dardaninë Ilire.

 

Mustafa SPAHIU: ME VARGJE HAJKU GDHEND UJIN

 

Please follow and like us: