Drejt një axhende më të gjelbër për Ballkanin Perëndimor
Shqipëria, si dhe Ballkani Perëndimor si rajon, ka një biodiversitet të pasur, duke përfshirë shumë lloje të kërcënuara, të rralla dhe endemike dhe ekosisteme relativisht të mëdha të padëmtuara. Nga natyra përveç përfitimeve të tjera, marrim ushqim dhe ujë, energji dhe ilaçe, mbështetje për rregullimin e klimës dhe zbutjen e rrezikut nga katastrofat. Ekziston nevoja për të njohur vlerat dhe për ta vendosur natyrën në qendër të politikës rajonale, theksuan anëtarët e Task Force për Biodiversitetin e Evropës Juglindore gjatë konsultimeve në internet për Axhendën e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, të mbajtur në maj të vitit 2020.
Pritet që Axhenda e Gjelbër për Ballkanin Perëndimor të miratohet nga autoritetet përkatëse para vjeshtës së vitit 2020. Pandemia e fundit po dëshmon qartë varësinë e mirëqenies dhe jetesës tonë nga gjendja e natyrës. Duke kërkuar mënyra për të ringjallur ekonominë tonë pas ndërprerjes së detyruar të COVID-19, ne kemi mundësinë që të rimendojmë këtë marrëdhënie. “Duke bashkuar përpjekjet tona përmes Task Force për Biodiversitetin për Evropës Juglindore, ne mund të përparojmë përpjekjet për ruajtjen në nivel rajonal dhe të punojmë së bashku për të arritur një përdorim të qëndrueshëm të biodiversitetit. Natyra e shëndetshme dhe biodiversiteti i ruajtur janë thelbësore për rimëkëmbjen ekonomike të shoqërisë sonë, "tha Shpresa Harasani, Anëtare e Task Forcës për Biodiversitetin në Evropës Juglindore, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Shqipëri.
“Ne jemi të gatshëm të ndihmojmë në formimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë në proces Task Forcën e Biodiversitetit të pajisur me ekspertizë dhe përvojë teknike të kërkuar për këtë detyrë”, tha znj. Tanja Miščević, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, gjatë hapjes së konsultimeve me Drejtorinë e Përgjithshme të Komisionit Evropian (DG) përgjegjës për procesin, DG NEAR dhe DG Environment, dhe të moderuara nga Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal. “Nisur nga Marrëveshja e Gjelbër Evropiane, sigurisht që duhet t’i jepen ngjyra të realitetit në rajonit tonë dhe të plotësojë Strategjinë 2030 të Evropës Juglindore dhe integrimin e mëtejshëm ekonomik rajonal," përfundoi ajo.
Strategjia e Biodiversitetit të BE-së 2030, një plan gjithëpërfshirës për mbrojtjen e natyrës dhe kthimin e degradimit të ekosistemeve, botuar si pjesë e Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane, do të ndihmojë në formimin e Axhendës. Strategjia është vendosur të krijojë zona të mbrojtura për të paktën 30% të tokës dhe detit në Evropë, të rikthejë ekosistemet e degraduara dhe të zhbllokojë 20 miliardë EUR / vit për biodiversitetin përmes burimeve të ndryshme, përfshirë fondet e BE-së, fondet kombëtare dhe private.
“Është inkurajuese të shohësh objektiva ambiciozë dhe të matshëm për ruajtjen dhe restaurimin në Strategjinë e re të Biodiversitetit të BE-së dhe se ka një angazhim të fortë nga ana e BE-së për gjelbërimin e axhendës së Ballkanit Perëndimor. Anëtarët e IUCN dhe BDTF janë të gatshëm ta mbështesin atë, duke kontribuar në përcaktimin e përparësive dhe duke marrë pjesë në diskutime mbi mobilizimin e burimeve”, theksoi Boris Erg, Drejtor i Zyrës Rajonale të IUCN për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore.
Themeluar në vitin 2017, Task Force për Biodiversitetin e Evropës Juglindore funksionon si një organ teknik dhe këshillues i Grupit Rajonal të Punës për Mjedisin (RWG Env) të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. “Linjat e mundshme të veprimit për ne, mund të jenë të informojmë mbi ekosistemet rajonalë” rikthimin potencialin dhe analizimin e gjendjes së zbatimit të angazhimeve të biodiversitetit," theksoi Dejan Radošević, Kryetar i Task Force për Biodiversitetin e Evropës Juglindore. "Është gjithashtu e rëndësishme të përgatitet një pozicion i përbashkët i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në takimin e 15-të të Konferencës së Palëve (COP 15) të Konventës së BE për Diversitetin Biologjik”, shtoi ai.
Për më shumë informacion apo intervistave, ju lutem kontaktoni:
Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, Sheshi Skenderbej, Blv. Dëshmoret e Kombit, info@akzm.gov.al,
Aleksandra Nikodinović, Oficere Komunikimi, IUCN Regional Office for Eastern Europe and Central Asia, M +38163357407, mail: aleksandra.nikodinovic@iucn.org
Më shumë informacion:
Task Force për Biodiversitetin e Evropës Juglindore (BDTF SEE) u krijua në vitin 2017 nën Grupin Rajonal të Punës për Mjedisin (RËG Env) të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal (RCC) për të këshilluar mbi aspektet e biodiversitetit të Strategjisë së Evropës Juglindore 2020 dhe inkurajon bashkëpunimin rajonal drejt angazhimeve ndërkombëtare për biodiversitetin, të përfshira në Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (Axhenda 2030), përfshirë Objektivat Aichi të Konventës së Diversitetit Biologjik (CBD) si dhe zbatimin e direktivave të biodiversitetin e BE-së, të lidhura me të. Anëtarët e përhershëm të saj janë emëruar përfaqësues të gjashtë ekonomive: Shqipërisë, Bosnje- Hercegovinës, Kosovës *, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë. Sekretariati i BDTF SEE është mirëpritur nga Zyra Rajonale e IUCN për Evropën Lindore dhe Azinë Qendrore (IUCN ECARO). Fondi i hapur rajonal për Evropën Jug-Lindore – Zbatimi i Marrëveshjeve të Biodiversitetit (ORF BDU) i financuar nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (BMZ) dhe zbatuar nga Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), siguron mbështetje për Task Forcën për Biodiversitetin për Evropën Juglindore dhe Sekretariatin e saj. Për më shumë informacion, ju lutemi vizitoni http://bit.ly/2lJmqun
***
Hashtag-s për rrjetet sociale
Kryesore:#BiodiversityDay #EUBiodiversity #EUGreenDeal
Dytësore:#Biodiversity2020 #NatureBasedSolutions