Albspirit

Media/News/Publishing

DROIT ET LIBERTÉ (1979)/’GJENERALI I USHTRISË SË VDEKUR’ DHE ‘DIMRI I MADH’, DY VEPRA TË ROMANCIERIT MË TË MADH SHQIPTAR, ISMAIL KADARE, TË BOTUARA NË FRENGJISHT

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 10 Korrik 2020

 

“Droit et Liberté” ka botuar, me 1 prill 1979, në faqen n°23, një shkrim në lidhje me dy romanet e Ismail Kadaresë botuar asokohe në Francë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Librat

Dy libra të mëdhenj të kohës sonë

Burimi: gallica.bnf.fr/Bibliothèque nationale de France

Një libër i bukur (i mirë) i romancierit më të madh shqiptar, Ismail Kadare, për herë të parë këtu i përkthyer në frëngjisht, është një ngjarje tepër e rrallë për të mos u ndalur! I përkthyer në 20 gjuhë, romani i tij “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1970, A. Michel) në atë kohë pati magjepsur publikun nga lirika e tij makabre dhe ironike që përshkruante okupimin e egër të Shqipërisë nga trupat fashiste të Musolinit para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

“Dimri i madh”, vepra e katërt e Kadaresë e përkthyer në gjuhën tonë (Botimet Fayard), që ka dalë në treg kohët e fundit, është një afresk i madh mbi komunizmin shqiptar, ku të gjithë njerëzit e ‘tokës së shqiponjave’ kanë një rol, nga lideri kombëtar Enver Hoxha, deri te militantët dhe fshatarët më të thjeshtë. Epik, duke kujtuar ritmin e disa legjendave të Ballkanit, të rrënjosura edhe në historinë më bashkëkohore të vendit më të fshehtë në Evropë, ‘Dimri i Madh’ i ofron lexuesit më shumë se 500 faqe të një vepre të madhe historike”.

 

 

https://www.darsiani.com/la-gazette/droit-et-liberte-1979-gjenerali-i-ushtrise-se-vdekur-dhe-dimri-i-madh-dy-vepra-te-romancierit-me-te-madh-shqiptar-ismail-kadare-te-botuara-ne-frengjisht/

Please follow and like us: