PARIS-PRESSE, 1953/KARIKATURAT PËR ENVER HOXHËN NGA HUMORISTËT KLANDESTINË SHQIPTARË
Nga Aurenc Bebja*, Francë.
“Paris-presse” ka botuar, të premten e 20 marsit 1953, në faqen n°4, karikaturat për Enver Hoxhën nga humoristët klandestinë shqiptarë, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar:
Enver Hoxha në shënjestrën e humoristëve klandestinë shqiptarë
Partizanët që morën armët në Shqipëri kundra regjimit rusofil të Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut kanë disa humoristë në mesin e tyre. Këtë e dëshmon koleksioni i gazetave klandestine të mbledhura nga i dërguari ynë special Jean-François Devay gjatë reportazhit të tij mbi kufijtë shqiptarë.
Këto tre vizatime, që vënë në shënjestër Enver Hoxhën, u botuan në “Flamurin e Liris”, organ i qeverisë qendrore shqiptare, i formuar në Jugosllavi nga kundërshtarët titoistë (titistë) të Enver Hoxhës.