Albspirit

Media/News/Publishing

Silvana Begaj: PSE NUK HAPEN KUFIJTË ME SHQIPËRINË E SHËNDOSHË E TË PASTËR?

 

Europë, u njoha me vendimin se nuk i lejon shqiptarët të lëvizin lirshëm pas pandemisë. E pyes veten, pse? Thuhej se qytetarët shqiptarë mund të infektojnë qytetarët europianë.

 

Europë! Ke krijuar një model a iluzion fals se ti dhe qytetarët e tu shkëlqejnë kudo, madje edhe në mbrojtjen nga Covid-19.

Por Çezarit duhet t’i japim atë që i takon Çezarit.

Vërtet shtetet e Europës kanë kontribute në cilivizim, në shkencë, në kulturë e në të gjitha hallkat e formacionit ekonomiko-shoqëror të një shteti. Por dhe ne shqiptarët nuk ngelemi mbrapa sepse kemi disa vlera që shtetet europiane duhet t’i pranojnë se nuk ma do mendja që të mos i dinë edhe pse nuk duan t’i pohojnë.

Sa shpejt harron, zonja Europë… Më lër t´iu rikujtoj…

Cili komb ka duruar mbi historinë e tij kaq luftra të përgjakshme për mbijetesë? Cili komb është sakatuar e ndarë në copa si Shqipëria aq sa në çdo cep të kufijëve të saj kufizohet me shqiptarë? Cili komb i ka dhënë më shumë Krishtërimit sa Gjergj Kastriot Skënderbeu i shqiptarëve? Cili komb ka një gjuhë aq të vjetër e të pasur sa kombi shqiptar? Cili komb i ka dhënë botës aq shumë “Nobel” e kandidatë për të tillë, e krahasuar kjo me numrin e popullsisë? Cili popull është aq fisnik e bujar sa shqiptarët? Po ky popull, kaq i vogël e i shtypur i ka dhënë botës një shenjtore si Gonxhe Bojaxhi e njohur ndryshe si Nënë Tereza?

Këto që citova, Europa i di mire, por… shqiptarët megjithatë nuk pranohen në bashkësinë europian!

Shqipëtarët e Kosovës nuk lejohen të kalojnë në Europë pa viza. Tani së fundi na del se gjoja shqiptarët infektokan Europën me Covid-19? Absurditet më të madh nuk mund të ketë, edhe paragjykim gjithashtu.

Po kush e solli virusin? Shqiptarët? Po Sidën? Sëmundje që po marrin jetë ëdo ditë? Bëjeni bilacin se ju flasin vetë shifrat.

Atëherë, zonja Europë, hapi të dy veshët dhe dëgjo!

Shqipëtarët janë raca më e pastër në botë për nga sëmundjet!

Në Shqipëri ekzistojnë vetëm sëmundjet tradicionale të njeriut!

Ju shkëlqeni në mjediset e jashtme, gjë të cilën edhe ne po e arrijmë, por ne shkëlqejmë në mjediset e brendeshme (banesat) ku jetojmë.

Pastërtia dhe imunizimi nga sëmundjet reflektohen në gjithë Ballkanin si në Shqipëri, Greqi, Maqedoni, Serbi, Mal i Zi, etj.

Këto që po përmend ne i kemi reale dhe jo iluzione e propogandë, madje qytetarët europianë që vijnë në Shqipëri i shikojnë, i prekin dhe i shijojnë.

Shqipëria është një perlë e Ballkanit ku ju vini dhe e shikoni me zili deri në momentin që ne duhet të vimë tek ju.

Europa duhet ta dijë mirë se shqiptarëve u ka shumë borxhe të cilat duhet t’i shlyejë sa më parë.

Shqipëria është copëtuar nga Europa!

Luftërat ndër shekuj janë nxitur nga shtetet europiane për interesa të tyre e sot na prezantoheni si të pa arritshëm.

Shqipëria ju ka njohur dhe ju njeh mirë madje dhe gjithmonë ju ka shtrirë dorën e miqësisë plot dashamirësi e bujari e ju akoma gjeni apo më mirë sajoni një sebep t’i mbani larg shqiptarët. Pse? Kjo pyetje gjithmonë qëndron në mendjet e shqiptarëve e në tavolinat tuaja. Përgjigja duhet të vijë nga ju!

Shqiptarët gjithmonë do t´ju presin me respekt, me besë e dashuri, por duke ju thënë edhe disa të vërteta.

Please follow and like us: