Albspirit

Media/News/Publishing

Spiro J. Shetuni: Fshati im “Andon Poçi”

Fshati “Andon Poçi” (Gjirokastër) është ngritur në vendin e quajtur “Tavan” (prandaj banorët e këtij fshati, shpesh, i thërrasin edhe “tavaniotë.”) Emri i tij përjetëson kujtimin e Andon J. Poçit (1926-44): partizan legjendar i Luftës Antifashiste Nacional-çlirimtare të Shqipërisë (1939-44), Dëshmor i Atdheut.

Fshati “Andon Poçi” është një fshat arumunësh. Themelet e para të tij u hodhën në vitin 1958, ndërsa pamjen e plotë ai e mori në vitet 1962. Në kohën e lulëzimit të tij (gjatë viteve 1962-92), fshati “Andon Poçi” kishte afërsisht 200 familje dhe një popullsi prej1,200 banorësh.

Libri ‘Fshati im, Andon Poçi’ është, në thelb, pjesë e serisë gjashtë-librore, Populli im: Arumunët (Denver, Colorado: Outskirts Press, Inc., 2015). Si i tillë, ai bën objekt studimi, qoftë aspekte të përgjithshme, siç është origjina, prejardhja, etniciteti–kombësia, e popullsisë arumune të vendeve të Gadishullit të Ballkanit dhe gjithë Europës Juglindore, qoftë aspekte të veçanta, siç janë: çështje gjeografike e etnologjike të fshatit “Andon Poçi,” fise të tij, banorë, etj.

Po ashtu, ai shqyrton vështirësitë dhe dramat e arumunëve të Shqipërisë gjatë gjysmës së dytë shekullit XX: shtypjen, persekutimin, burgosjen, pushkatimin e arumunëve të ndershëm e të pafajshëm!

https://www.youtube.com/watch?v=U1bxlmDyuk0

Please follow and like us: