Albspirit

Media/News/Publishing

U mbars mali e polli një mi/Shkrehet grupi hetimor i Ulsi Manjës për shkarkimin e presidentit

Partia Socialiste është tërhequr nga shkarkimi i Presidentit Meta nga detyra. Deputetët socialistë kanë deklaruar në Komisionin Hetimor se shkeljet e kryera nga Meta nuk përbëjnë shkak për shkarkim.

Deputetja e PS,  Klotilda Bushka u shpreh se shkeljet e kryera nga Presidenti ekzistojnë, por kjo përplasje bën që të miratohen disa rregullime ligjore në mënyrë që në të ardhmen të mos kemi probleme të ngjashme.

Bushka u ndal tek dekreti i Metës për të anuluar zgjedhjet e qershorit duke argumentuar se bëhet fjalë për shkelje nga Presidenti, por gjithsesi zgjedhjet u zhvilluan dhe ai dekret nuk pati pasoja të rënda.

“Analiza e të gjitha provave që janë administruar i është nënshtruar edhe interpretimet të natyrës së shkeljeve dhe është vlerësuar nga gjithë procesi që është kryer që të analizohet shkelja e rëndë; nga rrethanat dhe pasoja. Kam menduar që ne nuk mund të marrim në konsideratë disa që janë ekskluzivitet i gjykatës Kushtetuese. Nisur nga provat dhe natyra e komisionit hetimor që është teknik dhe jo politike, jemi fokusuar te analiza e provave dhe rezultuan disa shkelje si në kuadër të ushtrimit të kompetencave për shkeljet, por edhe emërimet në Kushtetuese, që analizohen në raport. Këto shkelje referuar rrethanave dhe pasojave dhe fakti që komisioni nuk mund të shprehet se janë ekskluzivitet i gjykatave, janë shkelje që kanë natyrë që diktojnë marrjen e masave të menjëhershme për plotësimin e aktit kushtetueses për evitimin e situatave bllokuese, por nuk janë të mjaftueshme për të justifikuar shkarkimin e PresidentitKemi një shkelje për shfuqizimin e dekretit. U cenua e drejta për të zgjedhur. Kryerja e veprimeve për anulimin apo shtyrjen e zgjedhjeve cenuan edhe parimin e së drejtës së popullit për të qenë sovran dhe për të ushtruar të drejtat e tij. Sa i përket pasojave, ne arrijmë në konkluzionin që ka pasur shkelje në lidhje me anulimin e datës së zgjedhjeve, por për të analizuar cfarë pasojash sollën është marrë në konsideratë praktika që kemi administruar edhe nga policia edhe nga prokuroria. Tensione ka pasur, që vihen re nga veprat penale të referuara në prokurori, pas kësaj periudhe, por këto tensione janë mbajtur nën kontroll dhe nuk ka pasur dhunë, zgjedhjet u realizuan, pavarësisht situatave, qytetarët votuan. Por shkeljet qëndrojnë. Kolegët kanë të drejtë për shkeljet, ashtu sikur e ka konfirmuar Komisioni i Venecias, por nuk sollën pasojë përvec situatave të tensionit që u miratuan nga organet e rendit. Arrijmë në konkluzionin se bojkoti i partive nuk mund të justifikojnë mos mbajtjen e zgjedhjeve”,-tha Bushka.

Please follow and like us: