Albspirit

Media/News/Publishing

Petrit Ruka: Nëna foto nuk ka

“Nëna foto nuk ka” është një ndër pengjet më të mëdha të Petrit Rukes. Që në titullin e përfaqësuar me figurën e inversionit (duhet të ishte “Nëna nuk ka foto”, por autori e ka zhvendosur foljen në fund), ndihet dhimbja që ka autori për mungesën e fotografive të së ëmës. Aq e madhe është kjo mungesë, saqë edhe nëvarr i kanë vendosur foton e pasaportës. Ndërkohë, në kontrast me të shkuarën kur fotografitë bëheshin më rrallë, autori tani ka pranë vetes një aparat fotografik profesional, por që ndjen se nuk ka pëçfarë i duhet. Me anë të tij, nuk mund t’i bëjë dot më foto të ëmës, e cila ka ndërruar jetë.

Poezia shpreh mungesën e diçkaje kur duhet dhe bollëkun e saj në një moment tjetër. Është e trishtë tëmos kesh kujtime të shkrepura në foto me prindërit. Për sa kohë i kemi gjallë, duhet të bëjmë sa më tepër foto e video me ta. Kemi fatin të jetojmë në një kohë ku çdo gjë mund të ruhet përjetë dhe t’i kujtojmë ata në çdo moment. Nëse prindërit i ke ende në jetë, nxirri sa më shumë në foto. Bëj video me ta. Një ditë do të kapë malli, do të duash t’i kujtosh e mund të mos kesh asnjë foto të tyre. Kjo gjë është padyshim e trishtë.

“Nëna foto nuk ka”
Nëna foto nuk ka veç të pasaportës
q
ë gjendet dhe në varrin e saj, ku u fal.
Shteti ve
ç njëherë e dërgoi fotografin
p
ër robërit e tij
deri lart n
ë mal…

Ja të rris dhe këtë fëmijë
un
ë e mjera,
Sa t’i nd
ërroj këto këpucë të vjetra.
Fotografi nuk kaloi m
ë kurrë asaj ane
Qyteti m
ë tej katër kilometra.

Kur më rriti mua, të gjashtin, rrudhat
i kishin zbritur hart
ën e Shqipërisë
nga balli tek mjekra,
po ajo nuk qau q
ë unë të mos e shihja;
Ç’e dua një foto tani…. unë e zeza?!”


E u nis nj
ë ditë pa foto për Andej,
ku nuk b
ëhen dot shkrepje
n
ë errësirën e Hadit.
Dhe un
ë u bëra kineast, që tallja të fekste,
ta filmoja t
ë plotë ironinë e fatit…


Mij
ëra foto në jetë i bëri Vjosa e kaltër
dhe kroi i fshatit
t
ë bukurës sime,
po un
ë si t’i mbledh, se ato shkuan në det,
i b
ëri kripa e lotit cipë e thërrime…


Nj
ë aparat dymijë euro
tani mbaj n
ë studio
dhe net
ëve kur dremis, besoj si i marrë,
mos m
ë shfaqet në ëndërr e i bëj një foto
nj
ë foto nga ato që bota s’ka parë

Please follow and like us: