Rita Ora nënshkruan peticionin “Put Kosovo on the Map”
Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, i është bashkangjitur peticionit të shqiptarëve nga Kosova drejtuar kompanisë Apple, përmes të cilit kërkohet që në hartën e saj të shenjohen kufijtë e shtetit të Kosovës. Në një faqe të krijuar në Instagram enkas për nënshkrimin e peticionit, me emrin “Balkanism”, Apple Map kritikohet që Kosova nuk është shënuar fare me kufij shtetërorë me Serbinë, por konsiderohet si pjesë e Serbisë. Shumë artistë e figura publike, shqiptarë e përkrahës të tyre, i janë bashkangjitur kësaj iniciative duke nënshkruar peticionin drejtuar Apple. Një ditë më parë, këtë peticion e ka nënshkruar edhe këngëtarja tjetër kosovare me fame botërore, Dua Lipa.
Please follow and like us: