Albspirit

Media/News/Publishing

In memoriam Ernest Heminguej

Në 21 korrik të vitit 1899 lindi në Oak Park, në Illinois, Ernest Hemingway. Ai ishte shkrimtari simbolik i shekullit të XX, i cili arriti që të shkëpuste një traditë të caktuar stilistike duke arritur që të të ndikojë më pas brezat e tërë të shkrimtarëve. Nëse do të ishte gjallë, sot do të festonte ditëlindjen e tij të 121. E në këtë ditë të veçantë, e kujtojmë me një frazë të romanit “Plaku dhe Deti” (1952), me të cilin fitoi Çmimin Pulitzer në 1953 dhe Çmimin Nobel për letërsi në vitin 1954. “Ai nuk e tha me zë të lartë sepse e dinte që t’i thoshte asaj, gjërat e bukura nuk ndodhin”. Shkrimtari donte ta rrethonte veten me mace, karakterin dhe psikologjinë e të cilave ai admironte mbi të gjitha. Ai vdiq në 2 korrik 1961 në Ketchum në Idaho.

Please follow and like us: