Albspirit

Media/News/Publishing

Poezia e Olga Laliç-Krowicka vjen ne shqip nga Mustafa Spahiu

Olga LALIÇ – KROWICKA

 

BRETKOSË, BRETKOSË

(ANKTHET E MIA)

 

Për Vesna Dençiç

 

 

Nga kroatisht shqipëroi:

Mustafa SPAHIU

 

llampë e Erik Klepton-it

katalog me riprodhimet e Vitkacinit

ëndrra dëbon ëndrrën

sytë si luginat

nxitoj në errësirë

gjerbë Celestinkë

përcaktoj territorin

ia beh shajnia në formësim

dhe flet Stasjuka

do shkruaj roman

për shejtan të mallkuar

për dokleanin

s’kam ditur

 

sepse atje s’ka ujë

 

si bombë besëtytë

naiviteti i nënës

ç’më ka lënë nëna

erëmim të naivitetit

si kockën e brejtur

ç’më ka lënë nëna

peshkun

të falem por s’mundem

që ta gjejë

në valixhen e udhëtimit

 

ju besoj të pabesëve

unë jam naive e virgjërt

si brava në derë

si frigorifer i uritur

vijnë xhuxhët dhe betohen

që s’më njohin

po sa gjatë kam fjetur

sa tentime për vetëvrasje

eh, ekspertët themeltarët e rrenës

venave të mia

shkrihen fjalët

dal në ballkon

dielli përshkon pëllëmbën time

xhuxhët zioshen

unë lexoj rènë

në vrë-rë-sirë bretkosa

 

bretkosë bretkosë bretkosë

shi do bie

do e ha bretkosën e uritur jam për blerim

në pikëzat, e kofshëve të brishta

të mira dhe televizori

që i tregon bretkosat

dhe gruan në Afrikë

dhe karminin e Zimbabve

dhe Kapuçin e Cezarit

i dua bretkosat

dikur një im shok luante

mikado[1] me vezë bretkosash

i kam mbrojtur ato

ka krisur dhjetë herë në sytë e mij

shoh vetëm bretkosa

 

5.

kam mbjell tulipan

e kanë bërë inavalidët

tulipani është rritur

si dielli skizofren

në mes të shijavinës së bluarjes

 

skizmë

rrëshqanthi

tra la la la

e dua rokun

adhuroj soul-in

dhe më shumë të pi

ujin pepsi so

 

 

7.

fruljetat në rreth

perëndi – perëndi

mendime

dhe çka pastaj?

Ia ka ënda të han djathanik

pa ndërprerë në te djatharin

e don muzikën

pa ndal në te torturohet

idet e zemrës

ajo është zemra e zemrës

gypthi nga çatia

pikat që shpëtojnë Dalmacinë

në Duklë netët janë përqafuar

janë mbështjellë, merren në grykë

oh, sa i dua mendimet

buzëqeshet muri

jashtë bretkosat kërcejnë

fluturon Gjyshja Jaga

 

8.

bretkosa si bretkosë

vocërrakja është pudros

seksi reksi

me shamibardhëzë

me këmbëvogëlaken

bretkosa do ta vranësojë gushtin

ekstravagancë

 

zier e kam syrin e bretkosës

zier e kam këmbëzën e bretkosës

tani jam e qetë

 

10.

zier e kam supën e një bretkose

derisa e kam mbyt ajo kërcente

sikur bret-kosë e tromaksur

adhuroj paqë-ironinë

 

bretku im flen pranë meje

me flokë të yndyrshme

dhe këmbë thatiqe të gjelbërta

kjo është kjo, është kjo bukuri

 

 

plotni e bretkosave në bretkosarium

testojnë qumështin në lëkurë

është zverdhur në dritëgjelbërtë

lëshojnë tu-llum-ba-ceee

ky është ai kul hop

 

në kokë sillet muzikë

lepurushët kërcejnë si lanetët

she is most beautiful on the world

një bretkosë që ia ka dhënë

lepurushja e ka marrë

tani janë fatlume

luan serenatën e bretkosave

 

 

bretkosa don bretkanin

bretkosa don kapedanin

bretkosa don bretkun

bretkosa është bretkosë e madhe

ai relaks është i fuqishëm

ndjekni delet në livadhe

që të bisedojnë me bretkosën

dhe me shoqet e mia

 

 

15.

halu halu

kush është atje? Halumina

çka bën?

I thërret barinjtë në mes pylli

manekinët

dhe çka tjetër-ngjyros portretin

bla bla bla

 

 

16.

të dua

ti mua s’më don

bla bla bla

më do bretkosa në stomak

 

 

17.

ime ëmë nënëlocja

i do dardhat dhe gurabijat

që ia pjek unë

ia bie prej Polonisë në Kroaci

në duar duke udhëtuar

joshet nëna e befasuar

falënderohet për at iluzore të vërtetë

i han gurabijat

ka pikuar nga molla dardha

 

 

18.

rrugë rrugë rrugë

ka menduar mirë

dimri unë dhe princi

vrapojmë përtejë

autostradës së ardhshme

për euron 2012 asgjë s’dihet

dëgjo po flet diçka Kërlezha

të majtët shtrirë bukur

vreshtat lulëzojnë

si fjalim drejt spitalit

 

 

s’dua dua dua

kur i humb byzylykët

shkrepin vetëtimat

shëtis rehatshëm

i vranësoj trumbat

dhe ndalem

këndoi

o sole

 

 

20.

POLirimi i shtëmbave

 

kur më gjykon

ndjehem e dënuar në gatimin e drekës

e ato lule që po i blenë

kur të vjen koha që në ate të çirrem

ky është problem’i shumë grave

sa je i ëmbël ti ore ti, ti ore ti

ashtu pa sharm dhe modern

jo klasik me klasikën në xhep

romantik i dehur në verë

më flet pa ndalë për tanket dhe helikopterët

po ti ti më qenke pika e burrit

çokolata më e stërëmbël

i magjepsur me drekën time

 

një ditë rrëzë bjeshkës së Cergovskit

 

 

21.

kur nata rrëshqet nëpër lëkurë

bota nis të ecën

mendimet zhdukën

ardhmëria sogjon në dritare

që bretkosa së drejti ka kërcyer

 

22.

sërishmi si përtëritje hap Ballkanbregun

në shpirt më godet gur pas guri

jeta është vrragë

dyll i verdhë – tha bretkosa

qielli çdo herë do jetë me shije

si hënë në xhep

qielli do ta tregon bretkosën n’ëndërr

bretkosë bretkosë sa të dua

 

 

dimri dimri dimri

rrotëzat mbaj për këmbët

e dashura ime

a do ta duash

burrin në pluhur

dashnorin në shpirto

e dashur e dashur e dashur

bota është bretkosë krokodil

kur fluturon lauresha

në sm(o)s – kosmos

lindin fëmijë

unë tani tregoi tufëzën

se cila lule t’është më e dashur

çfarë vjetërsira? thërret bretkosa

gjumë nate për dimrin

vallë, a pëlcet në minë

dhe këlthas:

Rasët, Rasët

blu komb

 

 

 

 

 

 

 

 

 

24.

obobo

burri u ndalë

nata po ftohet

njerëzit si lisa

të mëdhenj të vocërr

por gjithnjë të moçëm

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

25.

siguroi kujtimet e kujtime

nënshtrohem, dal e mundur

kërcejnë golashënuesit

e mëdhenj të parave

mbathi kujtimet

për shëmebull në mallotën e bretkosës

gol ashtu kështu

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

26.

njerëzit në syrin tim

qajnë për shiun e jugut

njerëzit në syrin tim

i ngushëllon shpresa

që iu ofron bukë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

27.

unë krejt

 

e sigurtë / e pasigurtë

në barna / e pabarna

në mes njerëzve / vetmitare

pas barnave / inatosje

e brengosur / pranë vetes

bretkosë / bretkosë

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Nga Monika Kubit

 

PËRKUNDRAZI RRËFEJZË

 

Bretkosë, por jo bretkosëza dhe jo thithëlopë. Krijesa e gjelbërt, e cila kërcen në kufinjtë e hapësirës autonome të botës së mendimeve. Fshehurazi futet si shajni në ekzistimin e objekteve lirike, shumohet  dhe ekziston “shumica e bretkosave në bretkosarium”. Në këtë botën hiperrealiste, të shqetësuar për shkak të bretkosave, në logjikën e botës jeta s’është e pranueshme. Mirëpo, në një çast tregohet se mbinatyrshëm ose futu me bretkosat në zhvoshkje “bisedo me bretkosa, shoqëzet e mia.” Krijesa e vogël rrëshanore joshet me regjimin teokratik. Ekzistimi i dyfishtë dhe duke marrë nën mbrojtje që i përket kohës janë të gërshetuara me dëshirën për harmoninë dhe logjikën.

Njeriu me traumë shpesh zgjedh rrugëtim të gjatë për një jetë të re. I cytur nga naiviteti fëmijëror e kërkon idilin e vet. Nga ana tjetër, racionalizmi i ftohtë nuk sjellë fat, vetëm fanitjen e vet. Si t’u besohet atyre që nuk shpresojnë në asgjë, ata të cilët janë të uritur sikur frigoriferi. Poetesha beson se mundet. Dhe duhet besuar në çdo gjë, edhe pse të tjerët i lëshon shpresa. Pa shpresën e ekzistencës njerëzore aty del nga pundësia e kënaqësive të dëshirave të veta paradoksale, të cilat në shikim të parë janë para dorës. Meqenëse frigoriferi është plot ushqim mund të hash? Njeriu është i ndërgjegjshëm në brendinë e vet të begatshme dhe nuk mund që ta humb vetëm për shkak të vetes. Kjo është njëra nga dilemat më të mëdha të poeteshës. Pranë resursave të panumërta emocionale dhe filozofike, ndjenjave – filozofike, ndjen perceptimin e detyrimit për ta ndarë me të tjerët. Poezia e femrës është si rèja dhe vetëm në ndjenjat e paprekshme qiellore mund të kuptohet. Kuptimi i feminitetit është estetika e shëmtuar “kokën e yndyrshme / këmbët thatanike të gjelbërta”. Gruaja është kënaqësi, pa marrë parasysh pamjen, sepse është qenie para se gjithash është spirituoze.

Në luftën për emancipim është e gatshme për ta ndryshuar tradicionin letrar përmbys, prezantim risimtar të rrëfejzës për Bretkosën Mbretëreshë (E Bukura e Dheut, m.s.) është lajtmotiv i këtij vëllimi. Këto janë ato gra, bretkosa, shëmtake me brendinë e jargavitur, patjetër duhet ta presin princin që t’i çlirojë prej gënjeshtrave, prej bindjeve të pseudograve. Bretkosa nxit frikën te vajzat, të cilat bëhen të pjekura, kur vjen koha e dualitetit në mes të natyrës rinore dhe të natyrës vajzërore. Poetesha shkruan me dëshirë për çlirimin e bretkosës së vet bretkosake. Feminiteti i vërtetë përmbushet në bashkëshortësi, në ftesën për përgatitjen e drekës. Vjersha kontradiktore POLirimi i shtëmbave e shkatërron te lexuesi pamjen e mëparshme të bretkosës, ekziston si polemikë e vërtetë me esencën e feminitetit. Në vjershën tjetër zbulon iluzion-faktin në mes të ëmës dhe së bijës. Thjeshtësia e punës së kuzhinës është rritur nga duart e poeteshës dhe marrin formën e apoteozës poetike. Këto duar përplot ëmbëlsira e venë në gjumë botën e Kroacisë me botën e Polonisë. Së bashku me princin vrapon autostradave të ardhmërisë për Euro 2012, në ngjarjen e cila i lidh tërë vendet europiane në frymën e konkurencës së shëndosh, për dallim nga destruktiviteti i veprimeve të luftës. Plot ironi, idhëtësirë e fshehur, me dozën e humorit të këndshëm, vëllimi i Olga Laliç-Krowicka, shqyrton me natyrën e dyfishtë të njeriut. Parashtron dilemën e përhershme në mes të asaj çka është e afërt e po kështu e largët, e vetmja plot zellshmëri. Të mos iu nënshtrohemi mashtrimeve!

Lexues i respektuar, të bëj ftesë, kështu pra, të kërcesh si bretkosa nëpër faqet tjera të këtij vëllimi.

 

 

 

 

SHËNIME PËR AUTOREN

 

Poetesha e mirënjohur Olga Laliç – Krowicka, u lind më 1980 në Shibenik, Kroaci, është me prejardhje polake – serbe. Ka diplomuar sllavistikën në Universitetin Jagjellonski në Krakov (Poloni). Ka diplomuar edhe polonistikën (drejtimin editorial) në PWSZ (Państwowa Wyższa Szkoła Zawodowa) në Krosno. Ishte stipendiste e Ministrisë së kulturës së shtetit polak për vitin 2007. Ka botuar dhe bashkëpunon me mbi 20 revista letrare në polonishte; në serbishte me 15 sosh; në kroatishte me 10 sosh; në boshnjakishte, maqedonishte dhe sllovenishte. Tani e tutje në “Nacional”.

Ka botuar krijimet e veta në 40 antologji dhe almanake të përvitshëm në Ballkan dhe në Poloni, Frankfurt, Split, Sarajevë, etj.

Poetesha shkruan vjersha, proza poetike dhe drama. Shkruan në polonisht, serbisht, kroatisht dhe maqedonisht. Është përkthyer në anglishte, bullgarisht, lituanisht, maqedonisht, sllovenisht, spanisht. Është laureate e 15 shpërblimeve dhe çmimeve letrare në Poloni dhe në Ballkan.

Ka përkthyer mbi 20 përmbledhje me vjersha dhe prozë të autorëve të Polonisë, Serbisë, Kroacisë, Sllovenisë etj. Është themeluese dhe redaktore e web faqes www.poezia.com.pl për përkthime në gjuhën sllavishte.

Ka botuar 12 vepra në gjuhët e sipërpërmendura.  Për gjuhën shqipe shpreh dashuri dhe simpati të veçantë.

Jeton e krijon në qytetin Dukël – Poloni.

P.S. vjershat e Olgës janë shqipëruar nga origjinali kroatisht (M.S.).

[1] Mikado (jap.) një lloj loje e shkathët

me shkop të hollë dhe të gjatë;

në at lojë shkopi kryesor – mikado.

Please follow and like us: