Albspirit

Media/News/Publishing

Samiti i muxhahedinëve/Rajavi falënderon Shqipërinë për dëbimin e ambasadorit të Iranit

Samiti i muxhahedinëve/ Rajavi falënderon Shqipërinë për dëbimin e ambasadorit të Iranit

Në ditën e tretë të Samitit Global për Lirinë e Iranit 2020, Maryam Rajavi, presidente e Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit, vlerësoi dhe falenderoi vendim e Shqipërisë për të dëbuar ambasadorin e Iranit në vendin tonë.

Rajavi: Politika e duhur mund të përmblidhet në një fjalë të vetme: vendosmëri. Kjo do të thotë të heqim dorë me vendosmëri nga çdo gjë që mundëson veprimtaritë terroriste të regjimit, dhe t’i përgjigjemi me vendosmëri çdo akti kriminal. E përsëris. Lavdi vendeve të guximshme si Shqipëria, që qëndroi e vendosur dhe e dëboi ambasadorin e regjimit iranian duke i dhënë një goditje të rëndë këtij regjimi. Paqe pastë gjithmonë populli shqiptar.

Megjithatë tha zonjë Rajavi theksoi se terrorizmi mbetet kryesfida e shumë vendeve.

Rajavi: Terrorizmi është esenca dhe natyra themelore e këtij regjimi dhe është i pandashëm nga ai. Si rrjedhim, marrja fund e terrorizmit të tij është e pandashme nga marrja fund e vetë regjimit. Por të paktën mund të frenohet dhe ndalohet në tokën europiane me anë të disa masave e hapave politikë e taktikë.

Samitit Global për Lirinë e Iranit përshëndetën ministri diasporës Pandeli Majko si dhe politikanët e opozitës si Fatmir Mediu dhe Edmond Spaho./top channel/

Please follow and like us: