Albspirit

Media/News/Publishing

Shuhet ikona e Estradës së Fierit, Fuat Boçi

Aktori i mirënjohur, Fuat Boçi është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.

Aktori i qindra roleve ka vdekur në shtëpinë e tij në qytetin e Fierit dhe përcillet për në banesën e fundit.

Ai është një nga themeluesit e Estrades së Fierit.

Fuat Boçi lindi në vitin 1931 në Voshtinë  dhe ne vitin 1938 familja e tij u shpërngul në Fier.

Boçi spikati për talentin e tij si aktor komik dhe si këngëtar në vitet e ushtrisë dhe është një nder aktoret themelues të Estrades së Fierit, me 1957. Ne vitin 1965, vijoi studimet ne liceun artistik “Jordan Misja”, pa shkeputje nga puna.

Boçi ka marre pjesë në rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role. Ai ka luajtur shume role edhe ne pjesë për femije, në teatrin e kukullave të qytetit. U be thuajse proverbial me Belulin te monologu “A doni me për Belulin”, nivel të cilin e arriti edhe me rolin e Lipe Shtogut të skeci, “Lipja prapa liste” e Pëllumb Kullës.

Boçi mbetet i dashur për publikun edhe në rolet e Zeneli te komedia “Pas vdekjes” e Çajupit, Sotiri tek komedia “Nje budalla e gjysëm”.

Boçi ka marrë pjesë në rreth 160 premiera duke luajtur mbi 600 role.

Fuat Boçi mban titullin “Qytetar Nderi i Fierit” dhe “Artist i merituar”.

Please follow and like us: