Organizimi i ushtrisë shqiptare/Letra e shokut Koçi Xoxe për shokun Aleksandër Rankoviç
… Me organizimin e ri të drejtimit të Mbrojtjes së Popullit në Ministrinë e Brendshme, ne kemi përpara dy mendime për sa i përket oficerëve të Shërbimit të fshehtë.
1) Të shkëputen oficerët e Shërbimit të fshehtë nga Komanda e Përgjithshme, sepse deri tani ata vareshin nga ajo, organizivisht dhe financiarisht. Duke i shkëputur, ata behen kuadro të Ministrisë së Brendshme;
2) Të lihen oficerët e Shërbimit të fshehtë, siç kanë qenë më parë, duke mbetur kuadro të Komandës së Përgjithshme, por të transferohen në Ministrinë e Brendshme vetëm për shërbimin. Ju lutem që të përgjigjeni sa më parë se si e mendoni të zgjidhet kjo çështje ’sepse ne kemi problemin e buxhetit të Ministrisë sonë’’.
(AQSH. F14\AP, dosja 5, viti 1946).