Bertold Breht: Kënga e një nëne gjermane
Këtë këmishë bojëkafe
dhe këto çizme t’i kam falur,
Sikur ta dija çfarë di sot, o bir,
më mirë veten kisha varur.
Kur pashë dorën tënde, bir
tek përshëndet Hitlerin,
se dija që nuk kish shpëtim
oh, më për ty të mjerin.
Dëgjova tek po flisje, bir,
për një brezni heronjsh mbi dhe,
e nuk e dija, nuk e shihja,
që ti xhelat i tyre qe.
Të pashë tek marshoje, bir,
prapa Hitlerit tënd,
dhe nuk e dija që kush shkon me të,
s’kthehet kurrë më në këtë vënd.
Më the o bir, se Gjermania
do përtërihej si perri.
Unë se dija që do bëhej
veç gjak e gur e hi.
Të pashë me atë këmishë
edhe të lashe të lire,
se nuk e dija që do bëhej
qefini yt, o bir.
Shqipëroi Robert Shvarc.
Please follow and like us: