Albspirit

Media/News/Publishing

Skënder Jashari: Rreziku nga neo-osmanizmi në Trojet Shqiptare!

 

Historia është duke na u përsëritur!

Në shtator 1371, pas dështimit të Betejës së Maricës, dy princët serb thirrën si aleatë pushtuesit osman, për luftë kundër princit tonë, gjë që njihet si aleanca e parë serbo-osmane dhe thirrësit e parë të osmanëve në Gadishullin Ilirik u bënë këta dy princër serb. Të njejtën e praktikuan edhe në vitin 1389, me rastin e tradhëtisë së Brankoviqit (që komandonte kalorësinë e Gadishullit Ilirik) kundër Osmanëve, tradhëti kjo që i dha fitoren osmanëve kurse serbëve i dha privilegjet për tërë sundimin osman. Kjo histori e aleancave sllavo-greke me osmanët vazhdoi edhe me rastin e pushtimit të Konstantinopojës në maj 1453, me Genadiusin si patriark i Patrikanës së Stambollit. Armiku i vetëm i osmanëve, e në të njejtën kohë edhe i Patrikanës së Stambollit (ortodoksëve sllavë e grekë) mbetën shqiptarët.

Më 1878-1912, me rënien e Perandorisë Osmane, territoret e pushtuara të saj (trojet tona kryesisht), i okupuan sllavët. E pastaj ndodhën të gjitha elaboratet, ligjet, programet etj të Serbisë, Greqisë, që kishin për qëllim identifikimin dhe tjetërsimin e shqiptarëve nga muslimanë në turq, boshnjakë a nacionalitete tjera. Duke mos harruar as marrëveshjet ndërkombëtare jugosllavo-turke, jugosllavo-greko-turke, për shpërnguljen e shqiptarëve.

Sa herë që ra Serbia, u ngrit Turqia (Osmanët)!

Perandoria Osmane, e rënë që para 1912-ës, por që pas viteve 1960, e sidomos dekadave të fundit, aspiron dhe përpjeket të ringritet. Madje, shumëherë dhe sidomos nga vetë turqit dhe turkofilët, ringritjen e shtetit turk, e bazojnë në Perandorinë Osmane.

Edhe pse Turqia, është anëtarë i NATO-s, cilësohet si një anëtarë jostabil dhe jobesnik, e në këtë organizatë jemi pjesë edhe Republika e Shqipërisë, sipas nenit 5 të saj parashihet mbrojtja kolektive, derisa me Kodin penal ushtarak të Republikës së Shqipërisë në nenin 3 parashihet barazia e shteteve aleate. Mirëpo, dihet historia që nga Perandoria Osmane në luftën e Krimesë (1853-1856), ajo vazhdimisht ka flirtu, ka ndryshu aleanca, sa në një anë sa në anën tjetër. Pothuajse të njejtën situatë e shohim edhe kohëve të fundit, kjo më bënë të ngrisë zërin, duke patur mbështetjen e SHBA-së, Gjermanisë, Austrisë, Britanisë dhe shumicës së vendeve të BE-së, që kanë kërkuar nga ne Shqipëtarët që të kemi kujdes nga ndikimi turk.

Në zgjedhjet e vitit 2002, në të cilat fitoi partia e Erdoganit, kishte premtuar, që do i hapte tregjet dhe do liberalizonte institucionet. Por as një dekadë më pas, ndodhi plotësisht e kundërta, merren hapa konkret drejt ngritjes diktatoriale të Erdoganit. Duke filluar nga: ndryshimet kushtetuese në lidhje me mundësinë e rizgjedhjes së tij; rritjen e shkeljeve të të drejtave dhe lirive të njeriut dhe pakicave kombetare; burgosje e gazetarëve dhe restriksione të shprehjes së lirë dhe medieve; luftimi i kundërshtarëve të tij politik; harxhime të pakontrolluara në pallatet e tipit të Portës së Lartë; ndikimin që kishte në pavarësinë e Bankës qendrore Turke; shtrirja e influencës neo-kolonialiste nëpër vende të Ballkanit; instrumentalizim të xhamive dhe enklavave turke nëpër vendet e BE-së etj etj.

Anëtarësimi i Turqisë në BE, daton që në kërkesën e parë zyrtare në vitin 1959, derisa më 1963 në Marrëveshjen e Ankarasë, planifikohej integrimi i plotë dhe gradual i Turqisë në BE. Mirëpo më 1987, aplikimi i Turqisë për anëtarësim të plotë në BE dhe përgjigja negative, krijuan ambient dëshpërues për këtë të fundit. BE- ja nuk ishte e interesuar për Turqinë, në mbledhjen e Këshillit të Ministrave të Europës në Amsterdam më 1997, derisa Hungaria, Polonia, Republika Çeke, Estonia dhe Sllovenia ishin gati të anëtarësoheshin, madje as në rastin e anëtarësimit të vendeve tjera si Lituanisë, Letonisë, Sllovakisë, Rumanisë dhe Bullgarisë. Më 1998, në Kardif, Turqia ishte i vetmi vend i përjashtuar në çështjen e zgjerimit të BE-së. Në vazhdimësi Turqia nuk qe e denjë të jenë në BE, që nga problemet ekonomike, politike, por edhe ato që kishin të bënin me ideologjike. SHBA, Suedia etj së fundmi, ishin promotorë të anëtarësimit të Turqisë në BE, derisa 70-80% e opinionit publik në vendet e BE-së, janë kundër anëtarësimit të Turqisë, derisa përqindja e njejtë e turqëve në favor të këtij anëtarësimi.

Populli turk, e di që anëtarësimi i tyre në BE, është thjesht një ëndërr, sepse çdo analist e thotë, “me një popullsi që arrin në rreth 70 milionë banorë, me një shkallë shumë të lartë të papunësisë, me një ekonomi problematike, me një sistem politik të paqëndrueshëm, me demokraci të pazhvilluar, nivel të ulët arsimimi, me një popullsi të varfër dhe me diferenca të mëdha në kulturë dhe në besimin fetar me vendet e BE-së, Turqia do të ishte vetëm një barrë e rëndë për BE-në”.

Madje Statuti i Këshillit të Europës, në preambulë të saj e thekson, që “vlerat shpirtërore dhe morale, që janë trashëgim i përbashkët i popujve” pra në vlerat e krishtera, po ashtu e njejta duke u riafirmuar edhe në nenin e parë, pika a:” Qëllimi i Këshillit të Europës, është të arrij më shumë unitetin në mes anëtarëve për qëllim të ruajtjes dhe arritjes së idealeve dhe parimeve që janë trashëgëmia e tyre e përbashkët…”, madje ngjajshëm edhe kryetari i parë i Kuvendit Konsultativ të shtatorit 1949, shprehej: “ky qytetërim europian është qytetërim i krishterizmit dhe qytetërim i njerëzimit”.

Lehtësisht mund të shihen disa arsye që Turqia, filloi shkëputjen në disa aspekte nga NATO, ato janë: faktorizimi i Kurdëve, pjesë të madhe të tokave kurde ende nën pushtimin turk, mbështetja e SHBA-së për Kurdët si dhe ndeshja në Siri, ku SHBA dhe NATO, u rireshtuan edhe njëherë krah Izraelit, si dhe humbja e shpresës për anëtarësim në BE.

Gjatë vitit 2018, Turqia planifikonte blerjen e 100 avionëve modernë F-35, por të cilët më pas u bllokuan nga Kongresi Amerikan, shkaku i një kontrate tjetër të Turqisë me Rusinë për të blerë sistemin raketor S-400. Gjatë të njejtës kohë edhe Arabia Saudite, kishte blerë 44 sisteme raketore THAAD nga SHBA. Tashmë Turqia pranoi sistemin raketor S-400 nga Rusia, por edhe vërehet përafrim edhe në fushat tjera, kryesisht në ushtrimin e influencës në Lindje të mesme, sidomos në rastin e Sirisë. Derisa Turqia që në 2013, dëshironte blerjen e sistemit Patriot, por SHBA e kishin refuzuar. Ndërsa disa shtete të tjera mes tyre edhe Bullgaria, Greqia pra kishin blerë sistemet raketore S-400. Reagimet e SHBA-së dhe shumicës së aleatëve Europian, ishin kryesisht në parandalimin e ngritjes së Perandorisë së re Turke.

Shteti turk, pas viteve 2011, sidomos pas pranverës arabe, filloi të diktatorizohet në duart e presidentit turk. Kjo ishte një rrezik shumë serioz, kur dihen: numri prej 70 milionë (edhe përkundër shumica të etnive të huaja), forca ushtarake e turqisë, zhvillimi ekonomik ende në ekspansion, ndikimin në drejtim të Ballkanit dhe drejt Europës. Aq sa edhe populli turk, organizoi një grusht shteti më 2016, i cili pastaj u gjet gjoja si organizator Fetullah Gyleni, por që ky rast bëri që disa qindra mijëra qytetarë turq antiqeveritarë të persekutohen.

Gjatë korrikut 2018, Turqia kishte rrëmbyer pastorin Amerikan Andreë Brunson, duke e akuzuar edhe për terrorizëm, gjë që nxiti sanksionet e menjëhershme të SHBA-së, shkaku i të cilave ekonomia turke u gjunjëzu dhe si rrjedhojë shteti turk u detyru ta lironte atë. Derisa edhe populli turk, duke e parë sesi përfunduan diktatorët islamik, të Libisë, Irakut, Sirisë etj, në zgjedhjet lokale e dëshmuan që janë kundër  ngritjes së diktatorit të ri Erdoganit.

Edhe përkundër këtyre: sanksioneve amerikane dhe europiane; rrebelimit të popullit turk qoftë në rastin e grusht shtetit apo edhe të zgjedhjeve lokale të 2019-ës; përpjekjeve çlirimtare kurde, Turqia vazhdon ende drejt ngritjes së saj diktatoriale. Për dallim nga reagimet e SHBA-së, Europës perëndimore( Gjermanisë, Austrisë, Britanisë etj), ne Shqipëtarët ende heshtim. Madje për fat të keq në disa raste i jemi subordinu. Psh: kërkesa për rishikim të teksteve të Historisë Kombëtare Shqipëtare; ngritjes së memorialit turk në Tiranë; pa përfshirë këtu edhe trukofilinë përmes medieve të caktuara, organizatave të ndryshme turke; rrëmbimin e 6 shtetasëve turq nga Republika e Kosovës etj. Pos reagimit popullor të shqiptarëve kundër Turqisë që synon turqizimin e shqiptarëve edhe sot, asgjë institucionale nuk kemi bërë. Madje edhe SHBA dhe studiues të mirëfilltë amerikan, europian, kanë tërhequr vërejtjen shteteve tona, që të kenë kujdes nga ndikimi turk.

Me dështimin e grusht shtetit në Turqi, kundërpërgjegja represive e Erdoganit është kritikuar nga vendet e BE-së dhe SHBA-së, gjë që edhe më të vështirë e ka bërë integrimin e Turqisë në BE, duke bërë që të orientohet drejt Moskës. Madje edhe profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Husein Bagçi, i Universitetit Teknik të Lindjës së Mesme në Ankara, e quan :” Rusia është motori kryesor ndërsa Turqia karroca e politikës ruse”, pra duke u futur së tepërmi nën ndikimin rus, këto 25 vitet e fundit. Derisa për më shumë Turqia përafrohet me Iranin, një mbështetës i terrorizmit ndërkombëtar dhe opponent i SHBA-së, derisa Irani dhe Arabia Saudite së tepërmi kanë përkeqësuar raportet e tyre.

Trojet tona, pas vitit 2001, u ballafaquan me xhamitë dhe hoxhallarët vehabi të ardhur kryesisht nga Arabia Saudite, Egjipti etj, që propaganduan islamin politik, U ndihmuan nga agjenturat serbe në armë, dokumente dhe para (hoxha i arrestuar me armë, dokumente dhe para të Serbisë). Si rrjedhojë, Kosova pësoi: defaktorizim ndërkombëtar; rreth dhjetë çnjohje; Lavdrim Muhaxherët pushtuan lajmet botërore që Kosova prodhoi kryeterrorist islamik; Kosova mbeti i vetmi vend pa liberalizim; zyrtarët e lartë të Kosovës do ndjeken edhe për gjoja krime lufte kundër popullatës civile etj.

Ndërsa me përafrimin a futjen e Kosovës dhe Trojeve tjera Shqipëtare nën influencën turke, do na përsëritet historia e njejtë sikur na ndodhi në vitet 1878-1956. Ku humbëm Trojet tona dhe popullësinë tonë: sanxhakun e Nishit (mbi 750 fshatra), tërë Çamërinë; sanxhakun e Tregut të Ri. Pastaj pas pushtimit serb, mbi 500.000 shqiptarë të paraqitur a detyruar të paraqiten si turq e që u shpërngulën për Anadoll. Dua të shpresojë në shpëtimin e vendit tonë nga neokolonializmi turk prej SHBA-së, në të kundërtën Kosova sërish do e paguaj shumë më shtrenjtë çmimin në dialogun final politik Kosovë-Serbi, sesa e pagoi me luftëtarët e huaj terrorist. Në këtë rast Kosova do humb territor dhe popullësi; po aq sa Turqia do mund të integrohet në BE-pra do mbetet e izoluar kështu siç tani është; do defaktorizohet në aspektin ndërkombëtar dhe do shikohet si projekt i dështuar amerikan- por shpresa bazohet që asnjë projekt amerikan deri sot nuk ka dështu, por pas 30-50 vitesh ka fitu.

Fatmirësisht, SHBA ka filluar dëbimin dhe çlirimin e vendit tone (Shqipërisë), nga kthetrat e neokolonializmit të Erdoganit. Fatkeqësisht politikanët e vendeve tona, nuk kanë bërë as hapin më të vogël në ndalimin e influencës dhe neokolonializmit turk. Andaj duke e pa, që institucionet tona janë stërmbushur me filoserb, filoislamik, filoturq dhe vetëdeklarohen gjoja si pro-Amerikan dhe pro-Europian, shpresojmë vetëm në mbrojtjen e SHBA-së dhe miqve tanë nga BE.

 

 

 

 

Skënder Jashari, ish i burgosur politik nga EULEX, për rastet e sulmeve kundër policisë dhe xhandarmërisë së Serbisë në Dobrosin komuna e Bujanocit. Ky shkrim është pjesë e marrur nga punimi i bërë gjatë qëndrimit në burgimin politik! Master drejtimi juridiko-penal dhe studime joformale ushtarake.

 

Please follow and like us: