Abdulla Mehmeti: POLITIKA E SHQIPTARËVE NË MAQEDONINË VERIORE, ME FAKTE DHE NUMRA
Sipas rezultateve të zgjedhjeve, ja çfarë kanë fituar partitë politike të shqiptarëve në Maqedoninë Veriore, për tri dekada (1990-2020):
Në vitin 1990, në zgjedhjet e para parlamentare në Maqedoni, partitë politike të shqiptarëve PPD dhe PDP kanë marrë gjithsej 232.613 vota, ose 21,6% nga votat e përgjithshme, kanë fituar 23 mandate deputetësh në Parlamentin e Maqedonisë.
Në listën e përgjithshme ka pasur gjithsej 1.452.072 votues. Në zgjedhje kanë dalë 1.135.728 votues, ose 77,2% e trupit të përgjithshëm votues.
Në vitin 2016, në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të gjitha partitë e shqiptarëve së bashku BDI, ASH, BESA, PDSH kanë marrë gjithsej 210.749 vota, ose 17,69 % nga votat e përgjithshme, kanë siguruar 20 mandate deputetësh.
Në listën e përgjithshme ka pasur gjithsej 1.784.416 votues. Në zgjedhje kanë dalë 1.102.307 votues, ose 67,79 % e trupit të përgjithshëm votues.
Në vitin 2020, në zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut, të gjitha partitë e shqiptarëve (pa i llogaritur votat dhe mandatet e fituara nga Lëvizja Besa, e cila ka qenë në koalicion parazgjedhor me LSDM-në), së bashku BDI, ASH-AA, PDSH kanë marrë gjithsej 199.705 vota, ose 21,96%, kanë marrë
32.908 vota më pak se në vitin 1990, ndërsa kanë siguruar 28 mandate deputetësh.
Në listën e përgjithshme ka pasur gjithsej 1.814.263 votues. Në zgjedhje kanë dalë 943.748 votues, ose 51,34 % e trupit të përgjithshëm votues.
Në krahasim me zgjedhjet e para parlamentare të para tri dekadave, partitë politike të shqiptarëve kanë arritur të fitojnë -3 mandate deputetësh në vitin 2016, përkatësisht +5 mandate në zgjedhjet e 15 korrik 2020.
Për dallim nga viti 1990, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2020, në Listën e përgjithshme të votuesve numri është rritur për + 362.191 votues. Në zgjedhjet kanë dalë – 191.980 votues në krahasim me vitin 1990, përkatësisht – 25,86% e trupit të përgjithshëm votuese.
(24.VII.2020)