Kryebashkiakët që kërkojnë marrëveshje me të vdekurit dhe u prishin jetën të gjallëve
Bardhyl Berberi
Më kishin ftuar para disa kohësh tek një komedi tip monodrama nga teatri shqiptar tek bashkombësit tanë përtej kufirit. Shfaqja titullohej “Tregëtari i varreve” shkruar nga Ali Qerimi sjellë në skenë mjeshtërisht nga ai si regjizor dhe aktori i famshëm Ylber Myrtizi. Po cilat qenë këto mesazhe që jepte kjo komedi tragji –komike?
Ai na shpalos mjeshtërisht një kryetar që mendjen e ka te xhepi, tek tenderat që gjithë paratë duhet t’i kontrollojë ai. Kryetar që kokën e ka te sekretarja. Kryetar që mendon se gënjeshtra është art. Kryetar që mendon se di gjithçka dhe është më i afti për të manipuluar. Kryetar që për çdo favor ndaj dikujt kërkon para kesh. Kryetar që kujdeset edhe për tenderin e varrezave. Kryetar që iu ikën dhe nuk përballet me gazetarët, që nuk jep asnjqherë konferencë shtypi. Kryetar që në bashki emëron kë t’i dojë qejfi atij; të bën drejtor edhe pa patur diplomë, të kthen në punë edhe kur ke dalë në pesion vetëm të luash në orkestrën e tij dhe të jesh qingj i bindur.
Politika nuk ka shije pa artin. Arti nuk ka shije nëse nuk ka synim të mirën e pëgjithshme duke goditur politikën atëherë kur del nga shinat. Artisti asnjëherë nuk duhet të pajtohet me realitetin, që shpesh di të jetë i hidhur, sidomos kur për këtë është fajtore politika. Arti i ngjan një nëne që lan foshnjën në govatë dhe më pas hedh ujin e pistë dhe merr foshnjën e pastër me peshqir.
Nëse të gjitha fushat kanë problem, arti duhet të jep dritë për t’i dhënë sens realitetit. Diçka njëjtë sikur siç interpretuan protagonistët e shfaqjes në fjalë. Nga ‘varrezat’ bën dritë që dikush nga larg t’i sheh dhe të kujtoj se pikërisht atje ku mendoni se është errësirë (tek varrezat) prej atje vjen shpresa dhe inkurajimi për ndriçim.
Nga aty, nëpërmes komedisë, protagonistët tentuan të servirin tek publiku kapacitetin e udhëheqësve politikë. Protagonistët ishin të gatshëm të jepnin gruan por në asnjë moment sekretaren. Në emër të partisë ishin të gatshëm për gjithçka t’u plotësonin çdo dëshirë shefave që i kishin propozuar dhe ju kishin dhënë karriken e madhe.
Pakti me të vdekurit te varrezat, ishte pasqyrimi më i mirë i realiteti sot tek partitë politike. Udhëheqësit e partive politike sot i duan njerëzit të dëgjueshëm, t’u japin votën sa herë të duan ndryshe thënë ‘të vdekur’- ky soj i njerëzve u sjellë atyre përfitime marramendëse. Siç u përmend edhe në skenën e artit, nëpërmjet një sarkazme therëse ai ju drejtohet politikanëve ‘ç’ju duhet sot pakti me të gjallët kur këta po ikin shtigjeve tjera, larg vendit’? Pakti me të vdekurit është më racionali…
Të vdekurit nuk të kërkojnë llogari se tenderat i bën sipas qejfit dhe ja jep atij që do ti, qytetit i pret pemët, merr në punë këshilltarë pensionista dhe e bën bashkinë si azile, merr soj e sorollop ata që do ti e jo ata që bëjnë punën realisht…
Si asociacion nga kjo shfaqje mu kujtuan kryetarët e bashkive të qytetit tim në vite, që kanë bërë jo pak gjëma që nga ndërtimet palejë vetëm sipas një stattistike zyrtare 65 % e ndërtimeve në këto 30 vjet demoikraci janë pa lejë, duke shkatërruar qytetin, parkut i kanë prerë pemët, qyteti me 55 mijë banorë vetëm me një banjë publike, kur ishte 15 mijë banorë kishte pesë të tilla. Secili kryetar që vjen ndryshon simbolet e bashkisë: ishte dikur Nositi me zogjtë që ushqen me gjak stema e bashkisë e realizuar nga piktori Anastas Kostandinin, sipas poezisë së Lasgush Poradecit, profetit të qytetit tonë. Çuditërisht kjo stemë ndërrohet nga kryetaja pas ardhëse dhe zvëndësohet me një dragua. U vendos një vepër art një dragua ku nënat e reja ushqenin fëmijët tekanjozë pas ushqimit dhe me pjatë në dorë ju thoshin do ta hash ushqimin apo të ta hajë kjo kafsha. Vjen kryetari tjetër dhe e zhduk draguan për disa vjet mbarapa muzeut të hedhur vetëm pas disa kohësh të dëmtuar e vendosin në parkun e qyteti pak më tutje ku ndodhet bariu me bareshën…Vjen kryetari tjetër i Bashkisë dhe zhduk disa shatëvanë që ndodheshin në qendër të qytetit dhe para Bashkisë vendos një shqiponjë të ngjashme me atë që ka qenë në Tiranë tek sheshi ‘Shqiponja’, por pak më të vogël si dimesion. U ndërtua kopshi i trëndafilave tek monumente e dy gjenive Lasgush Poradecit dhe Mitrush Kuteli. Bukur por vendosja e stolave libra me mbishkrime të Poradecit dhe Kutelit ku shtrihen pensionistët tërë ditën mbi ato stola mbi poezitë e gjenive!
Kryetarët shkojnë e vijnë dhe secili kërkon të leri një gjurmë apo dikush tjetër t’i hapi plagë qyteti. Një gjë është në këto 30 vjet janë ndërruar shumë kryetarë bashkish por në qendër të qytetit janë dy gërmadha që e shëmtojnë qytetin, turizmi i vjetër dhe Oktapodi të rrënuar dhe këto vite kanë luajtur rolin e banjave publike. Por çuditë nuk kanë të sosur është një ndërtesë e ngritur gati 20 vjet më parë e cila qëndron fare pranë qendrës së qyteti e ngritur me pesë kate por vetëm si karabina e parregulluar ngjan si kafaz pëllumbash. Një zot e di se kur do të përfundojë…!
Këto çudi ndodhin vetëm në Shqipëri te lesh një skelet pesë katësh në mes të qytetit turistik të vizituar aq shumë… Është bërë një bulevard me emra personalitetesh dhe porta Europa ku synojmë të shkojmë dhe kësaj porte simbolike i ka dalë boja është bërë gjithë njolla si ndonjë derë kasolle në fshat ku mbajnë bagëtitë!…
Por më e bukura është historia e tragetit Oher –Pogradec, u bë përurimi, u derdh shampanja lumë, u pre shirtit me ministra të dy qeverive dhe trageti erdhi vetëm disa herë vetëm nga Ohri në Pogradec dhe nuk duket më në horizont prej 10 vitesh. Ja pra kryetarët vijnë e ikin edhe mund të bëjnë ndonjë gjë, por i hapin dhe plagë qytetit me ato ndërtesat gjigande në breg të liqenit duke e shpërfytyruar krejt qytetin që vetëm turistik nuk mund t’i thuash, por vetëm piktoresk i masakruar nga dora e kryetarve të bashkive që ndërrohen, por kur janë larguar nga posti kanë qënë në rregull me xhepin e tyre…