Respekt per deklaratat e ambasadores amerikane, por…
Bejdo Malo
Në daç themeloheni, në daç ngrijeni Byronë Kombëtare të Hetimit, zonja ambasadore Yuri Kim, burgjet shqiptare plot me të varfër dhe vjedhës të rëndomtë do jenë, asnjë politikan, asnjë deputet, se pushtetar apo ministër as që bëhet fjalë që të burgosen. Ju thoni se “Duket sikur disa ëndërrojnë që Byroja (eh kjo fjalë e mallkuar për ne, t’i kishit gjetur një emër tjetër se Byroja na dredh mishtë e na kujton qoftëlargun) Kombëtare e Hetimit nuk do të themelohet kurrë, ata shpresojnë që drejtësia nuk do vijë kurrë”. Thjesht dhe natyrshëm edhe të themelohet drejtësia nuk do vijë kurrë. Kemi prova 50 vjet më pare plus 30 vjet të tranzicioni, që ajo nuk vjen. Dhe tani më shumë se kurrë jemi absolutisht pesimistë. Eh moj zonjë, nëpër burgje ka 8000 shqiptarë të varfër që ose kanë vjedhë për bukën e gojës ose për bukën e fëmijës ose kanë qenë përdorues hashashi ose argatë hashashi se politikanë të korruptuar zyrtarë të PPP-ve të famshme apo vrasës profesionistë as ke patur as do të kesh. Jo Qoftëlargia Byroja e Hetimit po çfarëdo të krijohet asgjë s’ndryshon. I bënë kriteret e Reformës në Drejtësi këta ustallarë sa dihet dy vjet para se cili emër do jetë. Në cdo emërim asnjë surprizë s’ka patur. Po ai ‘miell’ i drejtësisë e hetuesisë së diktaturës edhe rigatuar dhe vendosur në çdo vend kyç, që të emërojnë poshtë tyre kë të duan dhe t’u japin garanci që nga deputeti më i thjeshtë e deri tek maja e piramidës. Ata janë bashkë të gjithë nga mëngjezi deri në mes të errësirës. Ju keni të drejtë dhe ne ashtu duam të bëhet si thua ti. Por sipas paradhësve të tu, këta ishin peshq të mëdhenj dhe mbeten peshq të mëdhenj. Ndaj këto nënkupton ti moj e nderuar ambasadore nga peshqit e mëdhenj të pushtet-politikës, ne na vete mendja keq, sikur dhe ti në emër të një pale i thua t’i vërë gishtin kokës pala tjetër. Unë e di që flet si përfaqësuese e Presiendetit të SHBA-së, por kur një ambasador shkon zyrë më zyrë ministrash që perceptimin e kanë si mamuthë të korrupsionit ne bëhemi shprësepakë. Ndaj për t’i thënë të gjitha me pak fjalë, këtu do të jemi jo Byroja Kombëtare e Hetimit të krijohet po edhe gjithë përbërja e saj të jetë me ekspertë të fushës nga SHBA, burgjet plot me të uritur me të varfër dhe ndonjë përdorues dorge do të jenë të mbushur. Këtyre në pushtet asnjë gjemb në këmbë s’ka për t’u futur as sot, as neser, as pasnesër.