Ardita Lajçi-Gjocaj: Gatuhej ëndrra…
Gatuhej ëndrra
Me thërmia dëshirash e lotin e kripur
pjekur e kam n’mangallin e shpirtit.
Fenomenet e natyrës pritje ankthi
për ty
fryt i ndjenjave t’kahmotshme.
Zgjidh ngadalë fjongon e fatit,
E përhumbur shikoj siluetën tënde
Zhveshur nga lëvozhgë e jetës.
Ç’ndjesi..
Mrekullohem,
Me formën dhe brumosjen që të dhashë!
Përmbushje shpirtërore.
Me ty ndihem e gjallë,
Vazhdo rrugëtimin gjysma ime
Më plotëso aty ku s’jam.
04. Juni. 2020 Brügg Ch.
Ardita L-Gj ✍️
Please follow and like us: